Është goditur me veturë një këmbësor në Shkup, ka marrë lëndime të rënda trupore

Më datë 29.12.2023 në ora 13:00, është raportuar se në Shkup, në udhëkryqin e Blv. “Boris Trajkovski”, në rrugën “Eseninova” dhe “Ivan Kozarov” vetura “Hyundai” me targa të Shkupit i drejtuar nga I.S. (34) nga fshati Cvetovë i Shkupit ka goditur L.D.(68) nga fshati Moranë e Shkupit, transmeton Portalb.mk.

“Në aksident këmbësori ka pësuar lëndime të rënda, të konstatuara në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” Shkup”, njoftoi MPB.

Është kryer këqyrje nga ekipi inspektues i SPB Shkup.