Është gjetur i vdekur në moshën 54 vjeçare nënkryetari i “Lukoil-it”

Nënkryetari i gjigantit energjetik rus “Lukoil”, Vitaly Robertus, është gjetur i vdekur në moshën 54-vjeçare. Ai është zyrtari i katërt i lartë i Lukoil që vdes që nga fillimi i luftës në Ukrainë, transmeton Portalb.mk.

“Me pikëllim të thellë duhet të njoftojmë se zëvendëspresidenti ynë Vitaly Vladimirovich Robertus ka vdekur papritur në moshën 54-vjeçare”, njoftoi kompania, pa dhënë asnjë detaj tjetër.

Robertus punoi në Lukoil për më shumë se 30 vjet.

Kreu i atëhershëm i Lukoil, Ravil Maganov, vdiq në gusht 2022 pasi ra nga dritarja në një spital në Moskë, pasardhësi i tij Vladimir Nekrasov vdiq në tetor 2023 nga probleme me zemrën dhe një drejtor tjetër në kompani, Alexander Subotin, u gjet i vdekur në maj 2022.