Është arrestuar ish-ministri malazez i mbrojtjes si pjesë e hetimit kundër një grupi kriminal
Ish-ministri i Mbrojtjes dhe ish-zyrtari i Partisë Demokratike të Socialistëve, Predrag Boshkoviq, u arrestua këtë mëngjes me urdhër të Prokurorisë Speciale të Shtetit, si pjesë e hetimit kundër një grupi kriminal të organizuar nga biznesmeni Aleksandar Mijajloviq, njoftoi zyra e prokurorisë, transmeton Portalb.mk.
Pas arrestimit, Boshkoviq u dërgua në Drejtorinë Speciale të Policisë.
Në këtë hetim, gjyqtari hetues i Gjykatës së Lartë në Podgoricë, Goran Shqepanoviq, mbrëmë urdhëroi ndalimin e biznesmenit Aleksandar Mijajloviq dhe ish-kreut të shërbimit të kundërzbulimit, Drago Spiçanoviq, raporton “Vijesti“.
Zyrtarëve të akuzuar të policisë Milovan Paviqeviq dhe Vlladan Llazoviq u është caktuar masa e arrestit shtëpiak, ndërsa prokurores së lartë të shtetit Andrijana Nastiq i është konfiskuar pasaporta dhe është e detyruar të paraqitet në polici.