Emision gatimi në vend të lajmeve, RTVM dje nuk e transmetoi ditarin qendror

Radiotelevizioni i Maqedonsë (RTVM) dje nuk e transmetoi programin qendror të lajmeve, pa shpjeguar pse ndodhi kjo. Disa media thonë se është e mundur të ketë probleme teknike, por ky informacion është i pakonfirmuar, transmeton Portalb.mk.

Aktualisht nuk ka përgjigje zyrtare nga shërbimi publik, ose më saktë nga kryeredaktori, Dragan Nikollovski, të cilin Meta.mk e kontaktoi me mesazh dhe thirrje.

Pas lajmeve, në program u njoftua se do të transmetohej emision, ose përballje midis kandidatëve për kryetarë komune në zgjedhjet lokale të vitit 2025, me titull “Zgjedhjet lokale 2025 – Përballje zgjedhore”. Në vend të kësaj, u transmetua filmi “Zonjat në ngjyrë livandoje”, i planifikuar për në orën 23:00.

Sot, RTVM 1 transmetoi lajmet e mëngjesit në orën 10:00, me figurë dhe zë, pa probleme teknike. Në faqen e tyre të internetit, publikohen përmbajtje dhe lajme dhe emisione të regjistruara.

Dje, në vend të ditarit qendror të lajmeve, u transmetua emisio gatimi dhe film.