Autobusët e NTP-së mund të mos qarkullojnë rregullisht, për shkak të ndërprerjes së furnizimeve të RMV-së me gaz

Ndërmarrja e Transportit Publik të Shkupit njoftoi sot se për shkak të ndërprerjes së furnizimit me gaz natyror në Maqedoni, orari i autobusëve mund të çrregullohet. Sipas një deklarate nga Ndërmarrja e Transportit Publik, NOMAGAS i informoi ata se do të ketë ndërprerje të furnizimit deri më 17 tetor, gjë që mund të jetë edhe arsyeja e mungesës së karburantit për autobusët e Shkupit që operojnë me gaz, transmeton Portalb.mk.

NOMAGAS informon se për shkak të punimeve të planifikuara të riparimit në sistemet rajonale të tubacioneve të gazit në fqinjësi, furnizimi me gaz në Maqedoni do të ndërpritet në periudhën nga 13 deri më 17 tetor.

“NOMAGAS SHA Shkup ka dorëzuar me kohë njoftimet e nevojshme për të gjitha palët e interesuara në lidhje me këtë ndërprerje. Nëse informohemi për ndonjë ndryshim në lidhje me kohëzgjatjen e ndërprerjes, publiku do të njoftohet menjëherë përmes një njoftimi të ri. Dëshirojmë të theksojmë se kjo situatë është për shkak të faktit se vendi ynë ka vetëm një hyrje të gazit natyror përmes interkonektorit të vetëm në Deve Bair”, tha NOMAGAS.

Ata informojnë se për të kapërcyer këtë kufizim, po punohet për zbatimin e interkonektorit me Greqinë, ndërtimi i të cilit filloi në qershor.

Ndryshe, NTP kohëve të fundit u kërcënua nga transportuesitprivat pasi, kompania thoshte se NQP ka borxh mbi 10 milionë euro dhe ka fatura të papaguara për më shumë se dy vjet, gjë që, sipas tyre, është arsyeja kryesore pse u njoftua ndërprerja e furnizimit me karburant.