Ekspertja amerikane e sigurisë, Ivana Stradner: Ballkani rrezikon të bëhet fronti i dytë i Rusisë

Ekspertja amerikane e sigurisë, Ivana Stradner, në një post në rrjetin X ka shprehur se ka të njëjtin mendim si presidenti amerikan Joe Biden për të ardhmen e Ballkanit, shkruan Portalb.mk.

Ekspertja e sigurisë Stradner, një postim sot në rrjetin social X ka shkruar se për një kohë të gjatë ka paralajmëruar mbi rrezikun e një lufte në Ballkan dhe se më në fund SHBA “ka hapur sytë”.

“Unë kam paralajmëruar për një luftë në Ballkan për një kohë të gjatë dhe më në fund SHBA ka hapur sytë. Nëse nuk ndalojmë Rusinë, Ballkani do të jetë në radhë. Fronti i Dytë i Rusisë në Evropë”, ka shkruar Stradner.

 


Presidenti Biden mbrëmë gjatë një fjalimi në Shtëpinë e Bardhë ka folur për situatën politike në Evropë dhe rreziqet nga Rusia, duke thënë se nëse Rusia arrin të mposhtë Ukrainën, atëherë rrezikohet Ballkani.