Ekspertët paralajmërojnë: Kufjet janë të rrezikshme për fëmijët

Dëgjimi i muzikës, si dhe i mbajtjeve të tjera në platforma të ndryshme, është mjaft i takonshëm në ditët e sotshme – përmes kufjeve. Që në moshë shumë të hershme, të gjithë tashmë dëgjojnë muzikë dhe gjëra të tjera në kufje. Domethënë, secili ka shijen dhe zgjedhjen e tij kur bëhet fjalë për përmbajtjen, dhe të gjithë duan qetësi gjatë dëgjimit të asaj përmbajtjeje. Si prindërit, ashtu edhe fëmijët. Por ne e dimë se veshët tanë nuk janë të njëjtë me veshët e fëmijëve, transmeton Panacea.

Sipas një sondazhi kombëtar të kryer në Shtetet e Bashkuara, dy në tre prindër thonë se fëmija i tyre ndërmjet oshës 5 dhe 12 vjeç dëgjon rregullisht muzikë dhe përmbajtje të tjera në kufje – kufje të jashtme ose më të vogla në vesh. Kjo përfshin gjysmën e fëmijlve të moshës 5 deri në 8 vjeç, një periudhë e moshës në rrezik për ekspozimin e veshëve ndaj zhurmës afatgjatë, thonë ekspertët e shëndetit.

“Viteve të fundit, ne kemi qenë kryesisht të shqetësuar për përdorimin e tepërt të pajisjeve audio nga adoleshentët”, tha Dr. Suzan Volfort, pediatre në Universitetin e Miçiganit dhe bashkë-drejtuese e studimit. “Por kufjet janë bërë gjithnjë e më të njohura dhe të përhapura në mesin e fëmijëve më të vegjël, duke i ekspozuar rregullisht ndaj zhurmave më intensive”.

Dr. Volford shpjegon se fëmijët e vegjël janë më të ndjeshëm ndaj dëmtimit të mundshëm nga ekspozimi ndaj zhurmës sepse sistemet e tyre të dëgjimit janë ende në zhvillim. “Kanalet e veshit të tyre janë gjithashtu më të vogla se kanalet e veshit të të rrituve, gjë që përforcon nivelin e percpetuar të zërit”.

Gjysma e prindërve, fëmijët e të cilëve përdorin kufje thonë se fëmijët e tyre kalojnë të paktën një orë në ditë me kufje, ndërsa një në gjashtë thonë se një ditë e zakonshme përfshin të paktën dy orë përdorim.

Ekspertët janë të shqetësuar

Por ekspertët janë të shqetësuar deri në atë masë që Akademia Amerikane e Pediatrisë lëshoi një deklaratë vitin e kaluar duke thënë se është e nevojshme të zvogëlohet ekspozimi i fëmijëve ndaj zhurmës, që natyrisht përfshin përdorimin e llojeve të ndryshme të kufjeve për të dëgjuar muzikë ose përmbajtje.

Ekspozimi i zgjatur ose i tejzgjatur ndaj zhurmës së madhe mund të rezultojë në humbje të dëgjimit ose tringëllimë në veshët, që është një zhurmë e vazhdueshme në vesh, thonë ekspertët. Edhe pse fëmijët kanë qenë gjithmonë të ekspozuar ndaj zhurmës dhe kjo nuk është asgjë e re, në të kaluarën ky ekspozim ishte shumë i rrallë – kur ndiqnin një koncert ose shikonin fishekzjarrë. Sot, kjo, është shumë më e zakonshme dhe prindërit mund ta nënvlerësojnë lehtësisht dëmin e mundshëm të përdorimit të tepër të kufjeve.

“Qelizat e vogla bashkë me qimet e vogla në veshin e brendshëm mbledhin valë zanore për t’ju nd’hmuar të dëgjoni”, shpjegon Dr. Volford. “Pasi dëmtohen ose vdesin, humbja e dëgjimit është e pakthyeshme”.

Përveç dëmtimit të dëgjimit të tyre, ekspozimi ndaj zhurmës tek fëmijët mund të ndikojë gjithashtu në gjumin e tyre, të mësuarit, nivelet e stresit dhe madje edhe presionn e gjakut, shton Volford.

Sipas sondazhit, vetëm gjysma e prindërve thanë se u përpoqën të kufizonin përdorimin e kufjeve nga fëmijët e tyre duke u kërkuar atyre të bënim pushime, duke vendosur kufizime specifike kohore për përdorim ose duke përdorur një kohëmatës. Shkencërisht, hulumtimi zbuloi gjithashtu se prindërit e fëmijëve që përdorin kufje për më shumë se dy orë në ditë kishin më pak gjasa të vendosnin limite kohore ose kufizime të volumit, krahasuar me prindërit fëmijët e të cilëve përdornin kufje më rrallë.