Edibe Osmani, studiuesja e dashuruar pas etnologjisë dhe folklorit shqiptar në RMV
Portalb.mk vazhdon të sjellë profile grash të suksesshme që kanë kontribuar dhe kontribuojnë në sfera të ndryshme. Personazhi i radhës është zonja Edibe Selimi Osmani, veterane e arsimit dhe veprimtare e paepur karshi debateve për etnologji dhe folklor që ndodhnin në RMV. Në mungesë të një mirënjohjeje institucionale për gratë pensioniste që kanë punuar aq shumë në fushat e tyre për të mirën e përbashkët, ne si redaksi sjellim në fokus dhe rikujtojmë aktivitetin e tyre. Prezantojmë studiuesen Edibe Osmani dhe punën e saj të madhe në terren dhe prezantimin e asaj punë nëpër revista, gazeta, konferenca.
Edibe Selimi Osmani është e lindur më 26.12.1952 në Gostivar ndërsa jeton dhe krijon sot e kësaj ditë në Tetovë. Studimet e saja i ka kryer në Shkup në Fakultetin Filologjik në degën e Gjuhës shqipe në vitin 1984.
Përkushtimi i saj ka qenë i thelluar në arsim por krahas këtij impenjimi i kushtoi një rëndësi të madhe folklorit dhe etnologjisë shqiptare të paprekur në disa raste. Kështu, ajo do të bëhet ndër të parat studiuese dhe mbledhëse e dëshmive që vulosin lashtësinë dhe autoktoninë e shqiptarëve në disa vise të RMV- së e sidomos në Rekën e Epërme.
Mbi 30 vite paraqiti punime shkencore, punë hulumtuese, materiale të mbledhura në terren, në konferenca të ndryshme, botoi libra që bazohen në të vërteta dhe arkiva që një herë e mirë ju japin fund spekulimeve. Ajo, po ashtu ka debatuar dhe argumentuar me studiues që kanë dashur të bëjnë shtrembërimin e kësaj të vërtete që zonja Edibe gjithë jetën i shkoi pas.
Edhe pse studimet folklorike dhe etnologjike nuk kanë vendin që meritojnë në hapësirat tona, sërish pasuria që na ka falur zonja Edibe është e çmuar dhe do ta ndihmoj secilin studiues të shkencave shoqërore në të ardhmen.
Ajo së bashku me bashkudhëtarin e jetës, veteranin e arsimit tashmë të ndjerë që ndërroi jetë para një viti Hafezat Osmanin bënë punë të mëdha në kohëra jo shumë të favorshme për veprimtarinë e tyre. Prof. Hafezafi ishte koleksionist i dalluar i monedhave ilire, kartëpostaleve, pullave postare, arriti të grumbullojë në arkivin personal më shumë se 800 eksponate etnografike të cilat mbeten të pakonservuara dhe sigurisht një studiuesi i dhemb kur puna e tyre nuk e merr vëmendjen e merituar dhe nuk trashëgohet te brezat që vijnë për të luajtur rolin e vet.
Vepra të botuara dhe ribotuara nga autorja:
- Lirika popullore në trevat e Tetovës dhe të Gostivarit
- Rite e besime popullore në viset e Tetovës dhe të Gostivarit
- Lirika popullore në trevat e Tetovës dhe të Gostivarit,II
- Veshja autoktone e femrave të Rekës së Epërme-Authentic clothing of women from Reka e Epërme I
- Veshja autoktone e meshkujve të Rekës së Epërme-Mens’Authentic clothing from Reka e Epërme II
- Përralla popullore shqiptare (Mbledhur në Tetovë dhe Gostivar me rrethinë),
- Fabula popullore shqiptare (Mbledhur në Tetovë dhe Gostivar me rrethinë),
- Legjenda dhe tregime shqiptare (Mbledhur në Tetovë dhe Gostivar me rrethinë),
- Gjëegjëza dhe Proverba popullore shqiptare /ku janë mbledhur mbi 1500 proverba e njësi të tjera folklorike në prozë.
Punime studimore, dhe shkrime të tjera në revista e gazeta të ndryshme ku duken dhe temat që trajtuar:
– Festimi i Shën Gjergjit në fshatrat e Pollogut,
– Ceremoni rituale rreth thirrjes së shiut në fshatrat e Rekës së Epërme.
– Llojet e bukës rituale
– Kulti i gurit ndër shqiptarët e Maqedonisë
-Kulti i gurit në fshatrat e Tetovës dhe të Gostivarit dhe disa ceremoni rituale
– Roli i gruas në letërsi dhe kulturën popullore shqiptare
– Disa këngë e rite të Ditës së verës në fshatin Gurgurnicë të Tetovës
– Nga mitologjia në trevat e Tetovës dhe të Gostivarit
– Nga mitologjia në trevat e Tetovës dhe të Gostivarit,
– Gjëegjëzat të shënuara në fshatrat Kamnjan,Siniçan dhe Sedllarcë e Epërme,
– Pa elementin ilir, e kaluara e Ballkanit s’mund të shkruhet
– Albancite se dreven narod vo svoite ognishta,
– Albancite se so vekovi vo svoite ognishta,
– Gjarpëri në mitologji tek shqiptarët e Maqedonisë,
– Ritet lidhur me lindjen e fëmijëve në malësitë e Tetovës e të Gostivarit
– Motive vendase ornamentike në stolisjen e fytyrës, duarve dhe të këmbëve
– Gojëdhënat dhe besimet për qyqen
– Shqiptarët janë një popull i lashtë në vatrat ku ata jetojnë
– Nuk jemi ardhacak por autokton, Reagim kundër Enciplopedisë sllavomaqedone,
– Zbulim i posaçëm arkeologjik në Gostivar,shkruan Hafezat Osmani dhe Edibe Selimi-Osmani.
– Recension për veprën Epikë popullore shqiptare (Mbledhur në Tetovë,Gostivar me rrethinë botim i autorit Hafezat Osmani.
– Vepra e vlerave të thesarit të një tradite mijëvjeçare shqiptare
– Besa, trimëria dhe tradhtia e femrës në këngët kreshnike të mbledhura në Tetovë dhe Gostivar me rrethinë,
– Rite e besime për ujkun në mitologjinë shqiptare
– Gjarpri në mitologjinë popullore të shqiptareve të Maqedonisë
– Kush u frikohet gjurmëve iliro-dardane (Kalaja e Tetovës nëpër shekuj),Shkruan Hafezat Osmani dhe Edibe Selimi-Osmani
– Arkeologjia,folklori,gjuhësia flasin për një popull antik
– Simbole vendase ilire në tatuazh te shqiptarët e Maqedonisë.
– Reagim kundër veprës së Mirjana P. Mirçevskës, Verbalni i neverbalni etniçki simboli vo Gorna Reka. Reagimi titullohet Reka e Epërme plagë e pashëruar në popull.
– Simbolizmi ilir dhe motivet zoomorfe në veshjen e Rekës së Epërme.
– Tipi i veshjes me dy mbështjellak edhe në Rekën e Epërme të Maqedonisë.
– Elemente të hershme të veshjes në eposin e kreshnikëve në Tetovë dhe Gostivar me rrethinë
– Gjurmë të riteve pagane në bukët rituale
– Simbole vendase ilire te shqiptarët e Maqedonisë
– Guximi, besa dhe tradhtia e femrës te këngët kreshnike të shënuara në Tetovë dhe Gostivar me rrethinë.
– Simbolika e diellit në veshjen popullore të Rekës së epërme
– Vazhdimësia e elementeve me simbole solare në Nekropolin e Trebenishtës.
– Tetovarët trashëguan kulturë që nga antikiteti
– Vazhdimësia e elementeve me simbole solare në Nekropolin e Trebenishtës – Shoqata e etnokulturës shqiptare
– Dollomba një ndër elementet më të hershme të veshjes
– Gjetjet arkeologjike të Nekropolit antik në Trebenishtë bartin kulturë pellazge –ilire.