Edhe pse premtoi, kryetari i komunës nuk ka mbjellë as kullosë në parkun e Aerodromit

Kryetari i Komunës së Aerodromit, Timço Mutsunski, në programin e tij të punës për mandatin e tij nga viti 2021, ka premtuar ndër të tjera ndërtimin e një parku prej 5 mijë metrash katrorë prapa qendrës tregtare Lisa në lagjen Lisiçe e Re. Në program, i cili tashmë nuk është më në ueb-faqen e Komunës së Aerodomit, ishte premtuar se kjo do të bëhej në vitin e parë të mandatit, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Në parkun e drunjve do të mbilleshin lloje të ndryshme drunjve, sipas specifikave të zonës. Meta.mk ka vizituar këtë zonë më 7 shkurt të këtij viti, ku shihet se është pastruar terreni. Tani ka vetëm tokë, por edhe shumë mbeturina, shishe të shpërndara dhe mbeturina të llojllojshme dhe nuk ka punëtorë në terren që punojnë në ndërtimin e parkut të ri, të paktën jo deri në kohën kur Meta.mk ishte në terren.

Parku i drunjve në Aerodrom. Foto: Meta.mk
Parku i drunjve në Aerodrom. Foto: Meta.mk

Meta.mk iu drejtua Komunës së Aerodromit me pyetje se pse ende nuk është realizuar premtimi i kryetarit Mucunski në pjesën “Vetëqeverisje lokale të gjelbër” për ndërtimin e parkut të ri dhe nëse planifikohet ndërtimi i tij.

“Sa i përket parkut Radost, ju njoftojmë se aktivitetet për realizimin e tij janë në vazhdim dhe planifikohet të finalizohet gjatë këtij viti”, thuhet në përgjigjen e komunës.

Mirëpo, meqë në Programin e Punës së Mutcunskit ishte premtuar se ky park do të ndërtohet në vitin e parë të mandatit, ndërsa viti i tretë i mandatit tashmë është duke u zhvilluar, mund të konstatohet se për momentin ky premtim nuk është realizuar.

Printscreen, Programi i punës së Timço Mutcunski
Printscreen, Programi i punës së Timço Mutcunski

Burime:

  • Programi i punës së kryetarit të Aerodromit, Timço Mutcunski, 2021
  • Përgjigje nga Komuna e Aerodromit në pyetjet në Meta.mk, të marra më 06.02.2024
  • Kontroll në terren, 07.02.2024