Edhe një javë mundësi për të aplikuar për ndihmë financiare nga Qyteti i Shkupit, qytetarët që i përkasin rasteve sociale

Qyteti i Shkupit deri më 9 gusht të do të pranon aplikime për mbështetje financiare të personave të rrezikuar për nga aspekti social të cilat janë goditur nga kriza energjetike dhe financiare, transmeton Portalb.mk.

“Thirrja publike do të zgjasë deri më 09.08.2023 ose deri në përfundimin e mjeteve të parapara financiare në Buxhetin e Qytetit të Shkupit për këtë qëllim, në varësi prej faktit se cili kusht do të shfaqet i pari”, deklarojnë nga Qyteti i Shkupit në Konkurs.

Qyteti i Shkupit ka planifikuar të ndan 3 mijë denarë për person, ndërsa për këtë qëllim ka ndarë gjithsej 15 milionë denarë. Aplikimi duhet të bëhet në Arkivin e Qytetit.

“Lënda e thirrjes publike është ndarja e ndihmës financiare për qytetarët – banorë të qytetit të Shkupit, të cilët i përkasin kategorive të rrezikuara sociale dhe të cilët janë të goditur nga kriza energjetike dhe financiare, përmes pagesës së mjeteve në llogaritë e tyre të transaksionit”, thuhet në Konkurs.

Këtë mbështetje financiare mund ta shfrytëzojnë qytetarët e komunës së Aerodromit, Butelit, Gazi Babës, Gjorçe Petrovit, Karposhit, Kisella Vodës, Sarajit, Qendrës, Çairit dhe Shuto Orizares.

“Parashtruesi duhet ti përket kategorisë së rrezikuar për nga aspekti social, me sa vijon: të jetë shfrytëzues i ndihmës së garantuar minimale, të jetë pensionist me pension deri më 15.000 denarë ose  të jetë punëtorë i falimentuar”, theksohet në Konkurs.