“E-Shoqëri.mk”: Bota sot ka më shumë pajisje të lidhura në internet se sa njerëz, IA pa rregulla rrezik për të gjithë (Galeri)

Në botë ka më shumë pajisje të lidhura në internet se sa njerëz, statistikat tregojnë që falë zhvillimit teknologjik, mbi 65% e fëmijëve kur të rriten do të punojnë në punë që sot nuk ekzistojnë dhe kjo tregon për nevojën e përgatitjes së fëmijëve në fushën e teknologjisë. Inteligjenca Artificiale është e pashmangshme, e dobishme, por nëse nuk zbatohen ligjet dhe rregulloret mund të jetë shumë e rrezikshme. Rregullorja aktuale në nivel të BE-së nuk parasheh metoda përkatëse për gjetjen e metodave përkatëse për mbajtjen e ekuilibrit mes mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe përgjegjësisë.

Kjo mes tjerash u tha në panelin e diskutimit “Etika në dizajn: Ndërtimi i zgjidhjeve teknologjike gjithëpërfshirëse dhe jondërhyrëse”, në kuadër të konferencës së 19-të ndërkombëtare të E-shoqëri.mk me temë “Inteligjenca artificiale dhe të drejtat e njeriut: Gjetja e ekuilibri të duhur midis inovacionit dhe përgjegjësisë”.

Në epokën digjitale, dimensionet etike të teknologjisë nuk kanë qenë kurrë më thelbësore. Përparimi i shpejtë i zgjidhjeve dhe shërbimeve digjitale ka fuqinë ose të shërbejë si një forcë shtytëse për ndryshime pozitive ose të thellojë pabarazitë ekzistuese, me këto fjalë e hapi panelin, Marijana Jançevska, specialiste për inkurajimin e hapjes dhe pjesëmarrjes në Fondacionin për Internet dhe Shoqëri – Metamorfozis.

“Ky sesion e thekson rëndësinë e etikës në dizajn, duke e potencuar krijimin e teknologjisë që e respekton privatësinë, e promovon mosdiskriminimin dhe përmbush me të vërtetë nevojat e ndryshme të qytetarëve. Duke i adresuar këto shqetësime kritike etike, ne mund të punojmë drejt një të ardhmeje ku teknologjia shërben si një mjet për të fuqizuar dhe për të përfshirë, në vend që të margjinalizojë apo të ndërhyjë në segmente të ndryshme të shoqërisë sonë”, tha Jançevska.

Festim Halili, drejtor, Fondi për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik theksoi se ata si institucion, përveç mbështetjes financiare, përpiqen që t’i ndihmojnë kompanitë me trajnime me qëllim që të edukohen dhe t’i përforcojnë kapacitetet e tyre. Si sukses, ai përmendi krijimin e grupit punues, në bashkëpunim me ekspertë ndërkombëtar, dhe në kuadër të këtij grupi, krijimin e asistentit të parë digjital Ada, i cili mbështetet në Inteligjencë Artificiale.

Ada komunikon me klinentët, e ndërtuam në ueb-faqen e Fondit dhe të gjithë ju mund ta verifikoni, të komunikoni dhe të pyetni për instrumente konkrete, por jo vetëm kaq. Është me rëndësi që Ada asnjëherë nuk lodhet, 24 orë punon dhe nuk kërkon pagë”, tha Halili.

Konferenca "e-Shoqëri", foto nga paneli “Etika në dizajn: Ndërtimi i zgjidhjeve teknologjike gjithëpërfshirëse dhe jondërhyrëse”
Konferenca “e-Shoqëri”, foto nga paneli “Etika në dizajn: Ndërtimi i zgjidhjeve teknologjike gjithëpërfshirëse dhe jondërhyrëse”

Ai përmendi një rast kur pronari i kompanisë Tesla dhe SpaceX, Elon Musk, ka thënë se IA-ja mund të jetë më e rrezikshme se bomba nukleare.

“Në njëfarë mënyre pajtohem me të, pasi që sipas shkencëtarëve, Hok Shtatel, ka manikeri të cilat mendojnë në kuadër të sistemit, por ka makina të cilat mund të dalin prej sistemit dhe të mendojnë për sistemin. Çfarë do të thotë kjo, nëse robotët të cilët krijohen janë aq inteligjentë që mund të bëjnë robotë të rinj, edhe atë jashtë sistemit dhe jashtë porosisë së njeriut mund të vijë deri në armagedon dhe madje, ka dhe njerëz të këqij në botë dhe paramendoni ato nëpërmjet IA-së të përdorin fuqinë, t’i kontrollojnë të gjitha të dhënat, informatat në rrjet ose në serverë. Mund të jetë shumë situatë e rrezikshme, mu për atë tentojmë t’i ndjekim masat e Komisonit Evropian”, tha Halili.

Zorica Velkovska, Bashkëthemeluese e Qendra për Inovacion Social Blink 42-21, foli për ndërtimin e aplikacioneve të cilat ndihmojnë në avancimin e komunikimit, rritjen e transparencës, por edhe mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve, madje dhe parandalim të korrupsionit.

“Momentalisht Blink punon në një projekt kompleks, trajnojmë model të IA-së, i cili do të njohë elementë të korrupsionit në furnizimet publike. Ajo do të jetë vegël për parandalim, i cili do të ndihmojë për gjitha institucionet publike të cilat kryejnë furnizime publike të munden t’i përmirësojnë dokumentet për furnizime publike, falë këtij softueri dhe më pas të publikojnë në portalin nacional dokumente të përmirësuara ose furnizime publike të përmirësuara, ku kufizohet konkurrenca e kështu me radhë”, tha Velkovska.

Ajo porositi që organizatat civile dhe institucionet duhet të punojnë bashkë që të përgatiten qytetarët që ta përdorin teknologjinë në mënyrë të sigurt.

“Duhet të krijojmë partneritete jo vetëm në shoqërinë civile, por mes bizneseve, qeverive, vendeve të cilat vetëm se shfrytëzojnë teknologji, të cilat mund t’i adaptojmë në vend që të investojmë dhe të harxhojmë vite dhe të zhvillojmë të reja, pasi që jemi treg shumë i vogël, jemi 2 milionë njerëz, dhe me të vërtetë duhet të mendojmë smart që të kemi shoqëri më të mirë”, shtoi Velkovska.

Chris Shrishak, Bashkëpunëtor i lartë, Këshilli Irlandez për Liritë Civile (Gjermani), foli për rregullativën e BE-së për Inteligjencën Artificiale që sipas tij, nuk parasheh metoda përkatëse për trajtimin e rreziqeve.

“Tema e konferencës është ekuilibër dhe përgjegjësi, shumica kur mendojmë për ekuilibër, ju shkon në mendje peshorja – peshojmë çështje. Komisioni Evropian thotë ekulibër mes të drejtave themelore dhe inovacioneve, unë ekuilibrin e kuptoj (tregon fotografi të një njeriut duke ecur në litar), nëse pak rrëshqitni mund të vdisni. Dhe kështu duhet të mendojmë për IA-në. Rregullativën e BE-së e kuptojmë kështu (tregoi një fotografi të krahut të mbuluar me fasha), dikush që ka mbajtur ekuilibër, është rrëzuar nga çatia, është lënduar dhe tani është në rrezik dhe ne vetëm i vendosim fashë. Atë e bëjmë me të drejtat e njeriut, iu vendosim fasha pasi që nuk kemi metodë tjetër për mjekim”, tha Shrishak.

Konferenca "e-Shoqëri", foto nga paneli “Etika në dizajn: Ndërtimi i zgjidhjeve teknologjike gjithëpërfshirëse dhe jondërhyrëse”
Konferenca “e-Shoqëri”, foto nga paneli “Etika në dizajn: Ndërtimi i zgjidhjeve teknologjike gjithëpërfshirëse dhe jondërhyrëse”

Sipas tij, nuk është poenta që të rregullohen të gjitha veglat me IA, por ata të cilat kanë rrezikshmëri të lartë. Ai porositi që të bëhet dhe vlerësimi i ndikimeve të sistemeve të cilat mund të jenë shkelës të të drejtave.

“Ndikimi i sistemeve të IA-së ndaj të drejtave të njeriut duhet të kihet kujdes në mbrojtjen e lirisë së shoqërimit, lirisë së shprehjes dhe shumë të drejtave të njeriut të cilat janë të shkelura nga IA. Nëse keni sistem që shkel të drejta, sipas të gjitha gjasave duhet të bëhet vlerësim i vërtetë i ndikimit. Tani ju thash, ky është rregullim i cili është vetëm i pjesërishëm, ka të bëjë vetëm me institucionet publike dhe jo mjaftueshëm në kompanitë private. Duhet të ketë transparencë në sistemet e IA-së, kur flisni me Chat bot duhet ta dini se flisni me chat-bot dhe jo me njeri”, shtoi Shrishak.

Tamara Dimitrova, Studiuese dhe themeluese e Qendrës Arsimore “Scamper”, foli për rëndësinë e edukimit dhe arsimimit të fëmijëve në aspektin e digjitalizimit.

“Pse është e rëndësishme që t’i mësojmë fëmijët për teknologji që prej moshës trevjeçare? Pasi që jetojmë në botë digjitale, çdo ditë nevojiten shkathtësi për zgjidhjen e problemeve, ne i përgatisim për të ardhmen, pasi që nuk është me rëndësi nëse jeni mjek, punoni në arkitekturë ose ndonjë fushë tjetër, patjetër duhet të dini, ta njihni dhe ta kuptoni teknologjinë pasi që ajo na ndihmon në jetën e përditshme dhe na bën më produktiv dhe na ndihmon në kryerjen e detyrave të përditshme. Ky është qëllimi që t’i mësojmë fëmijët me qëllim që jo të jenë pasiv, por të jenë kreatorë aktiv. Nuk është e domosdoshme që të krijojnë teknologji të reja, por të dinë se si ta shfrytëzojnë dhe integrojnë teknologjinë ekzistuese”, tha Dimitrova.

Ajo tha se sipas një statistike para dy vitesh, 65% e fëmijëve do të punojnë në vende pune të cilat ende nuk ekzistojnë.

“Poenta ime është patjetër duhet të investojmë në fëmijët e vegjël që të munden ta kuptojnë teknologjinë. Nuk është e domosdoshme të krijojnë, dizajnojnë apo punojnë me teknologji, por duhet të jenë të vetëdijshëm dhe të dinë si ta shfrytëzojnë. Të dinë çfarë është që të munden ta transmetojnë njohurinë dhe si ta shfrytëzojnë në jetën e përditshme. Nuk duam me antibiotik t’i zgjidhim problemet, por sistemit duhet t’i japim imunitet domethënë fëmijëve t’u japim shkathtësi të cilat do t’u mundësojnë të jenë më të mirë dhe më të përgjegjshëm dhe ta përgatisim shoqërinë për shfrytëzimin e këtyre teknologjive”, shtoi Dimitrova.

Përkujtojmë që edicioni i 19-të i konferencës ndërkombëtare “E-shoqëri.mk” nga Fondacioni Metamorfozis filloi mbrëmë me “Cyber ​​Shake” diskutimin për të rinjtë “Pse të mësoj kur ka inteligjencë artificiale?”Cyber ​​Shake” diskutimin për të rinjtë “Pse të mësoj kur ka inteligjencë artificiale?”.

Folësit, në panel diskutimi me temë “Pse të mësoj kur ka inteligjencë artificiale?” theksuan se studentët mund ta përdorin Inteligjencën Artificiale (IA) si vegël shtesë për studimet e tyre, por nuk duhet të mbështeten plotësisht në programe të tilla, pasi që para se gjithash ata duhet të mësojnë atë të cilën IA-ja e ofron të gatshme.

Në hapjen e sotme, Milla Josifovska Danillovska, menaxhere programi në Fondacionin Metamorfozis theksoi se Inteligjenca Artificiale krijon mundësi inovacion në fusha të ndryshme, megjithatë, ky përparim i shpejtë i teknologjisë ngre shqetësimin se si të mbrohen të drejtat themelore të njeriut. Arritja e ekuilibrit mes inovacionit dhe llogaridhënies është thelbësore për të siguruar një peizazh digjital që përfshin adresimin e çështjeve të tilla si privatësia, paragjykimi, diskriminimi dhe përdorimi etik i AI-së për të mbrojtur të drejtat e njeriut.