Aplikoni për trajnimin “prebunking” – fitoni mundësinë për praktikë të paguar dhe vizitë studimore në SHBA

Ftojmë të gjithë të rinjtë studentë, gazetarë, pjesëtarë të sektorit civil, aktivistë apo entuziastë të aplikojnë për trajnimin që lidhet me “prebunking”, pra strategji të ndryshme parandaluese për të parandaluar përhapjen e dezinformatave, transmeton Portalb.mk.

Ky është i fundit nga tre trajnimet në kuadër të programit “Gazetari për gjeneratën e re”. Gjashtë pjesëmarrësit më të mirë nga tri punëtoritë do të kenë mundësi për praktikë njëmujore me pagesë në një nga mediat e Fondacionit Metamorfosis, përkatësisht Meta.mk, Portalb ose Vërtetmatësi. Përveç kësaj, tre praktikantët më të mirë do të shkojnë në një vizitë studimore njëjavore në Shtetet e Bashkuara me Qendrën Ndërkombëtare për Gazetarë (ICFJ) në Uashington.

Trajnimi për “prebunking” do të mbahet nga data 13 deri më 15 maj në Ohër dhe do të jetë në gjuhën angleze, ndërsa të gjithë të interesuarit mund të regjistrohen në këtë link

Trajnues do të jenë Celeste Sepesi nga SHBA-ja, docenti në Fakultetin e Gazetarisë dhe Komunikimit Masiv Walter Cronkite, Vladimir Petrevski, redaktor i “Vërtetmatësit” dhe Despina Kovaçevska, specialiste për monitorimin e mediave në Fondacionin Metamorfozis.

Celeste Sepesi ligjëron kurse shkrimi dhe raportimi dhe edukimi në media digjitale. Ajo është magjistre në Strategjinë e Audiencës Digjitale nga Universiteti Shtetëror i Arizonës. Ajo ka diplomë BA në Gazetari dhe Italisht, gjithashtu nga Universiteti Shtetëror i Arizonës.

Ngjarja është pjesë e projektit Gazetaria për gjeneratën e re” të cilin Fondacioni Metamorfozis po e zbaton në partneritet me Qendrën Ndërkombëtare për Gazetarë (International Center for Journalists – ICFJ), dhe me mbështetjen e Ambasadës Amerikane në Shkup, në periudhën nga shtatori 2023 deri në korrik 2024.