Dyshohet për vrasjen e babait të tij, policia arrestoi një 34-vjeçar nga Gostivari
Më 31.03.2026 në orën 01:50 në Gostivar, zyrtarët e Stacionit Policor të Gostivarit arrestuan M.D. (34) nga Gostivari me dyshimin për kryerjen e veprës penale “vrasje”, transmeton Portalb.mk.
“Përndryshe, më herët në orën 01:30 në Stacionin Policor të Gostivarit, një person ka raportuar se dyshon për vrasjen e një anëtari të familjes së tij. Zyrtarët policorë menjëherë kanë dalë në vendngjarje dhe kanë gjetur K.D. (63) nga Gostivari të vdekur në shtëpi me lëndime të dukshme dhe gjurmë dhune në kokë, pas së cilës, për shkak të dyshimit se bëhet fjalë për vrasje, është arrestuar djali i tij”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Sipas deklaratave fillestare të të dyshuarit, babai i tij ka vdekur një ditë më parë rreth orës 14:50 pasi ka rënë në banjo, por nuk e ka raportuar rastin në shërbimet kompetente.
Është njoftuar Prokurori Publik dhe po merren masa për zbardhjen e ngjarjes, pas së cilës do të hartohet raport përkatës.
Rast i ngjashëm u raportua dje në Shkup, ku një djalë e vrau nënën e tij me një objekt të mprehtë në shtëpinë familjare në Rosoman, pas së cilës u dorëzua në polici.
Sipas njoftimit të policisë, djali 27-vjeçari e kreu vrasjen me objekt të mprehtë, duke i shkaktuar plagë me thikë nënës së tij 54-vjeçare, pas së cilës ajo vdiq.