Dy vëllezër me forcë tentuan të fitojnë tenderin në një shkollë të Shkupit, Prokuroria filloi hetimet

Prokuroria Themelore Publike ka filluar hetimet në lidhje me realizimin e një furnizizimi publik që është realizuar nga një shkollë e Shkupit, ku dyshohet se ka pasur veprime të kundërligjshme, transmeton Portalb.mk.

“U miratua Urdhri për realizimin e procedurave hetimore ndaj dy vëllezërve, të moshës 23 dhe 25 vjeç, për të cilët ekziston dyshimi se kanë bashkëvepruar në kryerjen e veprës penale që është e dënueshme në bazë të nenit 258, paragrafi 2 në lidhje me nenin 1 nga Kodi Penal”, raportoi Prokuroria Themelore Publike në Shkup.

Ata kishin sulmuar një person nga një subjekt tjetër juridik, pasi kishte reaguar në lidhje me një furnizim publik të realizuar nga shkolla, si e dëmtuar.

Prokuroria theksoi që për shkak ankesës, dy vëllezërit, si përfaqësues të kompanisë fituese nga Vizbegu, kishin shkuar ta kërcënojnë personin që ta largon ankesën. Ata në hapësirat e subjektit juridik, si mjete të kërcënimit kishin përdorur edhe armë zjarri.

“Pasi ekzistojnë mundësi që tregojnë rrezik për ikje, mundësi që të dyshuarit të ndikojnë te dëshmitarët dhe viktimat, por edhe të përsërisin veprën, prokurori publik deri te gjykatësi i procedurës paraprake nga Gjykata Penale në Shkup, pasdite ka propozuar masën e paraburgimit për dy të dyshuarit”, deklaroi Prokuroria.