Nesër në Tetovë do të luhet derbi shqiptar në futboll

Java e gjashtë e futbollit në Maqedoninë e Veriut do të përqendrohet në stadiumin e qytetit të Tetovës, ku do të luan Shkëndija dhe Shkupi, transmeton Portalb.mk.

Në të njëjtën kohë, duke filluar nga ora 16:00, do të luhen edhe katër ndeshje tjera, ndërsa më 4 shtator do të luhet ndeshja Struga – Tikvesh.

Të shtunën do të luan Voska Sport kundër Bregalnicës, Gostivari kundër SIleksit, Akademia Pandev kundër Rabotniçkit dhe Vardari kundër Makedonija Gj.P.

Deri më tani janë luajtur pesë ndeshje, Akademia Pandev ka fituar 12 pikë nga pesë ndeshje, Shkëndija po aq pikë nga katër ndeshje, Shkupi tetë pikë nga pesë ndeshje, Voska katër pikë nga po aq ndeshje, Struga tri pikë nga dy ndeshje, ndërsa Gostivari në pozitën e parafundit vetëm tri pikë nga pesë ndeshje.