Dy vatra zjarri në ambiente të hapura janë aktive në RMV, katër janë shuar
Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) informon se sot, deri në orën 12:00, janë regjistruar gjithsej gjashtë zjarre në ambiente të hapura në të gjithë vendin, transmeton Portalb.mk.
Sipas QMK-së, nga numri i përgjithshëm i zjarreve, dy janë aktivë, ndërsa katër janë shuar.
Një zjarr aktiv është në territorin e Komunës së Makedonski Brodit në zonën shumëfunksionale “Jasen” ku digjetpyll i përzier, si dhe në territorin e Komunës së Prilepit, në zonën e fshatit Belovodicë në vendin e quajtur Livada, ku digjet pyll ahu.
Katër zjarret e shuar ishin në komunat Gazi Baba, Petrovec, Strugë dhe Studeniçan, ku më shpesh digjeshin deponitë e mbeturinave.