Dukagjin Osmani: Gjysma e popullatës në RMV vitin e kaluar ka përdorur antibiotikë, mjekët shpesh bien nën trysninë e pacientëve  

Në episodin e radhës të OpenMic në Portalb.mk biseduam biseduam me doktorin Dukagjin Osmani, i cili është edhe koordinator nacional për rezistencën antimikrobike në Institutin e Shëndetit Publik (IShP) në Shkup. 

Me doktorin biseduam për antibiotikët, rezistencën ndaj tyre, mënyrën e keq (përdorimit) në RMV dhe shumë të tjera. 

“Shpesh ata bien nën trysninë e prindërve apo edhe vetë pacientit të themi në një mënyrë se nuk del nga ordinanca pa i përshkruar një antibiotik faktikisht edhe ajo është një farë mënyrë jo e ndërgjegjshme”, tha Osmani. 

Ai mes tjerash foli edhe për statistikat e përdorimit të antibiotikëve në vend dhe informimin rreth tyre. 

Për më tepër ndiqeni episodin e plotë!