Drejtoria e Doganave të RMV-së konfiskoi monedha të vjetra me vlerë mbi dy milion denarë
Drejtoria e Doganave informoi se më 22.07.2023, rreth orës 17:00 në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit në dalje nga shteti, doganierët për kontroll kanë përzgjedhur bagazhin e një pasagjeri shtetas i Maqedonisë i cili ka qenë duke udhëtuar për në SHBA, transmeton Portalb.mk.