Doganat e RMV-së një udhëtarit ia kanë konfiskuar 98 mijë euro

Më 26 korrik, rreth orës 21:00, në vendkalimin kufitar Bogorodicë të Maqedonisë të Veriut, është paraqitur një autobus me targa turke, i cili po qarkullonte në linjën mes Gostivarit dhe Stambollit. Gjatë kontrollit të autobusit dhe pasagjerëve, në çantën personale të njërit prej pasagjerëve, inspektorët doganor zbuluan 4 pako me para të padeklaruara të mbështjella me qese të zezë dhe ngjitës, në të cilat ka pasur gjithsej 100 mijë euro, transmeton Portalb.mk.

Para të konfiskuara nga dogana, Foto nga Drejtoria e Doganave së Maqedonisë të Veriut
Para të konfiskuara nga dogana, Foto nga Drejtoria e Doganave së Maqedonisë të Veriut

Sipas Ligjit për punë devizore, udhëtarit i janë kthyer 2 mijë euro, shumë që një banor mund ti nxjerrë pa mos i paraqitur, ndërsa të tjerat 98 mijë euro janë konfiskuar përkohësisht.

Ndaj personit është dorëzuar kallëzim përkatës në Gjykatën Themelore, njofton Drejtoria e Doganave të RMV-së.