Dogana e RMV-së sekuestroi 84 orë dore “Casio” dhe 7650 bizhuteri të padeklaruara

Pas kontrollit të kryer nga doganierët e njësisë doganore të Ohrit dhe Aeroportit të Shkupit, u konfiskuan 84 orë dore “Casio”, si dhe 7.560 bizhuteri, njoftoi sot në kumtesë Drejtoria e Doganave, shkruan Portalb.mk.

Orët e dorës janë zbuluar gjatë kontrollit të të një automjeti në njësinë doganore të Ohrit, i cili ishte i regjistruar për doganim importues.

Gjegjësisht, në deklaratën e importit janë deklaruar 66 orë dore të markës “Casio”, por gjatë kontrollit të mallit është konstatuar tejkalim i sasive të produkteve të cilat nuk janë paraqitur, përkatësisht 84 orë të padeklaruara të së njëjtës markë.

“Bizhuteritë e padeklaruara, përkatësisht 7560 copë vathë dhe 7 kilogramë zirkon, janë zbuluar gjatë kontrollit të çantës të një shtetasi turk i cili ka mbërritur me avion nga Stambolli. Produktet e padeklaruara janë sekuestruar dhe kanë filluar procedurat përkatëse penale”, thuhet në njoftim.