Dita e dytë e protestës së punonjësve të transportit publik në Prishtinë, sfidojnë Policinë: Nuk lëvizim asnjë autobus

Vazhdon protesta e punëtorëve të Trafikut Urban (Ndërmarrje Publike për Transport Publik) në Prishtinë, për shkak të mospagesës nga komuna prej disa muajsh, transmeton TopChannel.

Autobusët janë të ndaluar në njërën prej korsive të rrugës “Agim Ramadani” në Prishtinë, rrugë kjo që të çon te objekti i komunës ku edhe po mbahet protesta.

Të hënën fillimisht shkuan te Komuna e Prishtinës e më pas bashkë me kryetarin Përparim Rama u vendosen te objekti i Qeverisë. Megjithatë ata u takuan me ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Murati, por nuk gjetën një zgjidhje.