Disa linja të autobusëve në Shkup, sot prej orës 9 deri në 12 qarkullojnë nëpër trase të ndryshuara

Sot në Shkup po mbahet provë gjenerale për mbledhjen e 30-të Këshillit ministror të OSBE-së, e cila do të mbahet më 30 nëntor dhe 1 dhjetor në Shkup. Për këtë, Ndërmarrja e Transportit Publik Shkup njoftoi se prej orës 09 deri në 12, disa linja të transportit publik do të qarkullojnë nëpër trase të ndryshuara, njofton Portalb.mk.

Traset të ndryshuara ka në linjat: 7, 8, 15, 15A, 18, 19, 21A, 26, 29, 59 dhe 118.

Trasetë e lëvizjes:

  • Linjat 8 dhe 15A

Prej urës “Goce Dellçev” në vend nëpërmjet bulevardit “Ilinden”, do të vazhdojnë nëpërmjet bulevardit “Partizanski Odredi”.

Qarkullimi do të vlejë për të dyja drejtimet e lëvizjes.

  • Linjat 7, 15, 19, 26, 29 dhe 59.

Në vend ndalesës së fundit në Karposh 3 dhe Karposh 4, do të vazhdojnë nëpërmjet bulevardit “Partizanski Odredi”, pastaj në të djathtë nëpërmjet rrugës “Nikolla Parapunov” (televizioni i vjetër) ku nuk presin, por menjëherë do të vazhdojnë në të djathtë nëpërmjet bulevardit “Ilinden”, pastaj nëpërmjet rrugës “Lubjanska”, pastaj në të majtë kthejnë dhe vazhdojnë nëpërmjet bulevardit “Partizanski Odredi”.

  • Linjat 18, 21A dhe 118

Nga bulevardi “Krste Petkov Misirkov” do të vazhdojnë drejtë Bit Pazarit, pastaj nëpërmjet bulevardit “Nikolla Karev” (Rruga e Plastikave” dhe prej “Momin Potok” do të vazhdojnë nëpër trasetë e rregullta të tyre deri në stacionet e fundit.

Ndryshe, Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka vendosur që 30 nëntori (e enjte) të jetë ditë jopune për të gjithë të punësuarit në administratën shtetërore dhe publike, në zonën e qytetit të Shkupit për shkak të mbledhjes së 30-të ministrore të OSBE-së.

Me propozim të Ministrisë së Punëve të Jashtme, u vendos që orari i punës së të gjithë punonjësve në administratën shtetërore dhe publike të territorit të qytetit të Shkupit më 29 nëntor (e mërkurë), të përfundojë në ora 12:00.

Këto konkluzione vlejnë edhe për shkollat ​​fillore dhe të mesme në zonën e qytetit të Shkupit, por nuk vlejnë për çerdhet dhe objektet shëndetësore në zonën e qytetit të Shkupit, të cilat, siç thotë Qeveria, duhet të hartojnë planet e veta për funksionim, në mënyrë që të funksionojnë pa probleme. Qeveria nuk jep më shumë detaje për këtë temë.

Qeveria rekomandon që komunat në qytetin e Shkupit dhe Qyteti i Shkupit t’i zbatojnë konkluzionet. Ky rekomandim vlen edhe për sektorin privat në zonën e qytetit të Shkupit, veçanërisht në zonën e Komunës së Karposhit dhe komunave që gravitojnë drejt qendrës sportive “Boris Trajkovski” dhe hotelit “Aleksandar Palace”.

Këshilli Ministror i OSBE-së është ngjarja më e madhe në historinë e Maqedonisë së Veriut si për nga dimensioni ashtu edhe për nga rëndësia për vendin. Në Këshillin Ministror pritet të marrin pjesë 76 delegacione të shteteve pjesëmarrëse të OSBE-së dhe partnerëve, të përfaqësuar në nivel të ministrave të jashtëm ose më shumë se 1000 përfaqësues të delegacioneve.