Dështim i madh për Trumpin

Tramp tani ndihet plotësisht i mashtruar nga Putini. Ai dha një dorë të madhe në Alaska, por morri një këmbë shkelmimi në Pekin!

Shkruan: Mersel Bilalli

Nuk ka dyshim se udhëheqësi i Kinës, Xi Jinping, ishte një yll përpara rreth 20 udhëheqësve botërorë në Tianjin, përfshirë Putinin dhe kryeministrin indian Narendra Modi, të mbledhur për një samit dy-ditor të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO), takim më i madhi që nga themelimi i grupit në vitin 2001, kur ai përbëhej nga vetëm gjashtë vende euroaziatike.

Në lavdi të plotë, takimi dhe më vonë parada ushtarake u ndoq nga Putini, i cili ishte plotësisht i izoluar deri para do ditësh, madje ende kërkohet nga gjykata ndërkombëtare. Zjarrvënës që synon të shitet si zjarrfikës. Sapo mbush bateritë me Trampin, për herë të parë që nga pushtimi i Ukrainës, ai viziton edhe aleatin e tij “kyç”, udhëheqësin kinez – Xi Jinping, por tani jo si një vasal i presionuar nga sanksionet perëndimore dhe një urdhër gjykate, por si një udhëheqës botëror që vetëm pak ditë më parë pati një bisedë të barabartë me presidentin e Shteteve të Bashkuara – fuqia kryesore ekonomike dhe ushtarake në botë. Por edhe rivali kryesor i Kinës.

Kjo është provë se ateistët dinë më mirë se si të bëhen Zot. Vizita në Kinë është një triumf i madh për Putinin pas kthimit të tij nga Alaska, ku Tramp e priti solemnisht, por nuk arriti ta bindte të hiqte dorë nga bombardimi i Ukrainës (për të vendosur një lloj armëpushimi). Njerëzit atje akoma vazhdojnë ta perceptojnë situatën si një dënim me vdekje.

Në paradën ushtarake kineze, personazhet kryesore në të djathtë dhe të majtë të Xi Jinping ishin Putini dhe Kim Jong-un. Të tre udhëheqësit u shfaqën së bashku, duke biseduar miqësisht, para paradës masive ushtarake në Pekin me rastin e tetëdhjetë vjetorit të dorëzimit të Japonisë në Luftën e Dytë Botërore. Në fakt kinezët as që patën zhvilluar ndonjë luftë kundër Japonisë së fuqishme në atë kohë, por Shtetet e Bashkuara po, sepse Kina ishte në një gjendje katastrofike në atë kohë. Parada u paraqit si një ngjarje prestigjioze dhe një vizualizim i fuqisë së re ushtarake të Kinës, në prani të 26 vendeve, mijëra ushtarëve dhe më shumë se 50,000 spektatorëve. Tramp i akuzoi me nervozizëm të pranishmit në një postim në “Truth Social” për një “komplot” kundër Shteteve të Bashkuara.

Vizita jashtëzakonisht e gjatë e Putinit në Kinë me privilegje shtesë duhet t’i tregojë Tramp se “miqësia e pafundme” midis Rusisë dhe Kinës po forcohet dhe se përpjekjet e Amerikës për të mbjellë përçarje midis tyre janë të dënuara të dështojnë, besojnë shumë ekspertë. Parada ushtarake pasoi pas një samiti dy-ditor rajonal të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait, të mbajtur në qytetin e afërt të Tianjin, i cili u pasua nga një sërë marrëveshjesh ekonomike dypalëshe, madje edhe midis Indisë dhe Kinës që akoma janë në konflikt. Rusia dhe Kina arritën një marrëveshje kornizë për një tubacion të ri gazi natyror që do të minojë përpjekjet perëndimore për të izoluar Rusinë. Por parada ushtarake kineze ishte gjithashtu një vizualizim i fuqishëm i fuqisë së saj ushtarake, veçanërisht raketave moderne balistike dhe ndërkontinentale, raketave hipersonike të lundrimit dhe droneve, që synojnë të tejkalojnë Shtetet e Bashkuara dhe të vendosen si një faktor kyç në rendin botëror të së ardhmes.

KINA NUK DO NJË RUSI TË FORTË!

Dëshira e Pekinit është që Rusia të jetë mjaftueshëm e fortë për t’iu kundërvënë Perëndimit, por mjaftueshëm e dobët për të mbetur në hijen e Kinës. Domethënë, Kina dëshiron ta mbajë Putinin në një “rreth të shkurtër” për ta penguar atë të kthehet nga Perëndimi, por në asnjë mënyrë të bëhet shumë i fortë. Ky është edhe përfundimi i Institutit Brookings nga Uashingtoni. “Një marrëdhënie e tillë e ndihmon Pekinin të mobilizojë mbështetjen nga Jugu Global dhe të promovojë një alternativë ndaj modelit perëndimor të rendit botëror.” Edhe pas asaj se Tramp ia dorëzoi Ukrainën Putinit dhe hoqi disa sanksione, u pa se Rusia nuk do t’i kthente shpinën Kinës. Kohët ishin krejtësisht të ndryshme kur ish-Sekretari i Shtetit i SHBA-së Kissinger, nën udhëheqjen e Presidentit të SHBA-së Richard Nixon, arriti ta nxirrte Kinën nga sfera sovjetike (ruse) e ndikimit në vitet 1970, me qëllim që të dobësonte Rusinë në atë botë bipolare. Por tani ekziston nevoja për një proces të kundërt.

Kina është bërë blerësi kryesor i burimeve energjetike ruse dhe furnizuesi kryesor i makinave dhe mallrave të tjera për Rusinë pas largimit të kompanive perëndimore. Por marrëdhënia midis Kinës dhe Rusisë mund të shembet menjëherë nëse Tramp ose ndonjë president i ardhshëm i SHBA-së ngroh marrëdhëniet me Kinën. SHBA-të janë një treg i shkëlqyer për kinezët e pasur, dhe Kina është një treg i fortë për amerikanët e varfër. Dhe kjo vlen për të gjithë Perëndimin.

Është interesante që si kryeministri indian Modi ashtu edhe presidenti rus Erdogan u larguan nga parada ushtarake. I pari në shenjë të pakënaqësisë që kufijtë ende të pazgjidhur në Himalaje (përleshjet kufitare në Luginën Galvan në vitin 2020), dhe i dyti për shkak të marrëdhënieve jo aq të mira të Kinës me disa ish-republika sovjetike që gravitojnë drejt Turqisë, dhe ndoshta për shkak të Krimesë. India, anëtarja e tretë e “triumviratit RIC” (Rusia, India, Kina), ka pasur marrëdhënie të trazuara si me Pekinin ashtu edhe me Uashingtonin dhe potencialisht mund të pengojë çdo shpresë për ringjalljen e bllokut. Ajo po kthehet ngadalë drejt Perëndimit.

Tramp bëri gabimin historik me EU. Treguesit e fundit tregojnë se Kina, në kontrast me “teatrin e madh botëror”, ka filluar të ngecë ekonomikisht dhe ka rënë përsëri në vendin e tretë (pas SHBA-së dhe BE-së). Bashkimi Evropian ka zënë përsëri vendin e dytë në botë për sa i përket fuqisë ekonomike, të cilën e mbante për shumë vite para krizës, por e pat humbur vitet e fundit. Pikërisht këtu mund të shihet nevoja e madhe e Xi Jinping për reklama madhështore dhe promovim personal. Për shkak të stanjacionit ekonomik në Kinë, popullariteti i ish-udhëheqësit të Kinës – Hu Jintao – tani po rritet përsëri. Jinping ka shumë frikë prej tij. Ne kujtojmë se si Hu Jintao u nxor me forcë nga salla e kongresit në kongresin e fundit të partisë.

MAQEDONIA NË AGONI!

Maqedonia nën udhëheqjen e qeverisë aktuale është një kërcënim serioz për veten. Dhe për popullin dhe shtetin në tërësi. Qendrat e vendosjes, veçanërisht në kohë kaq të rënda dhe të forta turbulente, nuk do t’i përkushtohen Maqedonisë. Ata as nuk do ta mbrojnë atë nëse i ndodh diçka asaj. Ata janë alergjikë ndaj saj që qanë si fëmijë për 35 vjet për lodra të vogla. Historia nuk mban mend asnjë shtet të ketë marrë një garanci për një lloj identiteti etnik. Ajo është një ndjenjë e brendshme emocionale, e jo një mall në qarkullim. Ne kemi krijuar probleme në botën normale për 35 vjet. Jemi i vetmi shtet në botë që ka probleme me pothuajse të gjithë fqinjët e tij. As fati i madh nuk mund të na shpëtojë nga e keqja që Maqedonia e Veriut vetë e ka krijuar. Me këso “burra shteti” të imët na duhet fat i madh. “Patriotët” e mëdhenj pa fuqi zakonisht sjellin vetëm disfata të mëdha!

Ne nuk e dimë se çfarë është zhvillimi ekonomik, por i gjithë vendi është skllavëruar nga 5-6 oligarkë, të cilët shpikin grindje dhe mosmarrëveshje identiteti që ne të mos i heqim qafe ato. Njerëzit që nuk e kanë kuptuar këtë as pas 35 vitesh – nuk e meritojnë një shtet. E as aso shteti nuk meriton populli. Duke besuar në të paarritshmen, kemi arritur të pabesueshmen. Nuk kemi arritur të krijojmë një sistem, por një test qëndrese! Mund ta mbushim zemrën me poezi të bukura, por jo edhe stomakun bosh.

Shkrimi është shkruar enkas për Portalb.mk. Të drejtat e publikimit i kanë vetëm Portalb.mk dhe autori, sipas marrëveshjes mes tyre.