Deri në fund të muajit është e hapur mundësia për pagesën e tatimit vjetor në Maqedoninë e Veriut
Drejtoria për të Ardhura Publike (DAP) deri më 30 qershor do të pranojë pagesën e tatimit vjetor për vitin 2025-të, transmeton Portalb.mk.
“Informojmë gjithë qytetarët se afati i fundit për pagesën e pagesën e taksës së përcaktuar nga Deklarata Vjetore e Tatimit për vitin 2025 është 30 qershori 2026. Çdo qytetar, deklarata e të cilit tregon një shumë për pagesë shtesë, është i detyruar ta bëjë pagesën në kohë, me qëllim që të shmangen kostot dhe interesat shtesë”, raportoi DAP-it.
Nëse qytetarët marrin ndonjë vendim të korrigjuar, atëherë qytetarët do të kenë 15 ditë fat për pagesë nga data e vendimit. DAP përkujtoi që pagesa e tatimit në kohë është një obligim ligjor dhe një përgjegjësi ndaj shoqërisë.