DAP-i paralajmëroi ndërprerje të përkohshme të aplikacionit “TVSH-ja Ime”

Drejtoria për të Ardhura Publike ka paralajmëruare se nesër do të ketë ndërprerje të përkohshme të aplikacionit “TVSH-ja Ime”, transmeton Portalb.mk.

“Për shkak të aktiviteteve të planifikuara për përmirësimin e infrastrukturës IT të Zyrës së të Ardhurave Publike, më 23.06.2026 (e martë) nga ora 12:00, aplikacioni TVSH-ja Ime do të jetë përkohësisht i padisponueshëm”, raporton DAP-i.

DAP-i sqaroi që aplikacioni do të vendoset në funksion sapo të bëhen ndryshimet, ndryshime që pritet të sjellin edhe siguri më të madhe në shërbime.