Deri 150 mijë denarë mbështetje në turizmin e Maqedonisë së Veriut, mundësia për aplikim deri të premten

Ministria për Ekonomi në Maqedoninë e Veriut deri më 15 shtator do të pret aplikime në tri sfera në fushën e turizmit, transmeton Portalb.mk.

Te “Thirrja Publike për mbështetjen financiare të grave sipërmarrëse në turizëm” planifikohet mbështetja financiare deri 100 mijë denarë, ashtu që të jenë 50 % e shpenzimeve të dëshmuara. Për këtë konkurs, janë planifikuar 2 milionë denarë.

Konkursin për digjitalizimin e shërbimeve në turizëm janë planifikuar gjithashtu 2 milionë denarë, ndërsa ndërmarrjet mund të fitojnë deri 150 mijë denarë, ashtu që të jenë 60 % e investimeve.

Mbështetje do të ketë edhe për ndërmarrjet, klubet, fondacionet dhe shoqatat e qytetarëve që merren me turizëm aktiv. Në këtë Konkurs janë planifikuar një milion denarë, ndërsa mbështetja maksimale ndaj tyre do të jetë 50 % e shpenzimeve, por jo më shumë se 150 mijë denarë.