Deputetja britanike: Pse nuk ka ende masa për Serbinë

Deputetja britanike Alicia Kearns ka kritikuar ashpër ndërkombëtarët për qëndrimin që janë duke mbajtur në raport me cështjen e Kosovës, raporton EN. Përmes një postimi në platformën “X” ajo thotë se pavarësisht fakteve që implikojnë Serbinë si agresore ndaj Kosovës, ndaj saj nuk është marrë ende asnjë masë sanksionuese.

“Radoiçiç mbetet i lirë në Serbi. Ende nuk ka masa për Beogradin nga Britania e Madhe, SHBA, BE, pavarësisht vrasjes së oficerit të policisë, armatosjes së paraushtarakëve, rrëmbimit të policëve, as rolit në plagosjen e rëndë të trupave të NATO-s. Megjithatë, Kosova mbetet nën sanksionet e BE-së. Diplomaci parandaluese?”, tha Kearns.

Kjo nuk është hera e parë që Kearns reagon dhe kërkon që të mbahet një qëndrim i drejtë ndaj Kosovës, duke bërë  përgjegjse Serbinë edhe për konfliket e mëparshme.