Deputeti i Kuvendit të Serbisë, Shaip Kamberi zhvilloi takime me zyrtarët shtetëror në Tiranë

Deputeti shqiptar në parlamentin serb Shaip Kamberi ka zhvilluar disa takime gjatë vizitës së tij në Tiranë. Ai u prit nga ministri i Jashtëm, Igli Hasani. Kreu i diplomacisë shqiptare tha se vendi ynë mbetet i përkushtuar për të mbështetur shqiptarët në Serbi në mbrojtjen e të drejtave të tyre, raporton Klan.

Kamberi zhvilloi edhe një takim me Ministrin e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Taulant Balla u shpreh se kërkesat e popullsisë shqiptare të Luginës së Preshevës për eliminimin e dallimeve ekonomike, sociale e politike, të cilat pengojnë integrimin dhe pjesëmarrjen efektive të shqiptarëve në Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë, janë të drejta dhe duhen adresuar në frymën e standardeve evropiane.