Deputetët i votuan ndryshimet, Qyteti i Sigurt do të fillojë të zbatohet nga 1 shkurti
Deputetët e Maqedonisë së Veriut votuan për ndryshimet në Ligjin për Kundërvajtje, me të cilin mundësohet që sistemi Qyteti i Sigurt të hyjë në fuqi nga 1 shkurti, raporton Portalb.mk.
Gjithsej votuan 100 deputetë, 81 “për” dhe 19 “kundër“.
“Konstatoj se Kuvendi e miratoi Ligjin për ndryshime dhe plotësimin e Ligjit për Kundërvajtje “, tha Gashi.
Amendamentet u shqyrtuan dhe u votuan me procedurë të shkurtuar.
Por votuan deputetët e VMRO–DPMNE, VLEN, ZNAM, Levica dhe deputeti i pavarur Ilir Demiri si dhe Bejxhan Iliaz.
Deputetët e BDI-së dhe LSDM-së ishin kundër.
Ndryshe, kamerat “Qytet i Sigurt” të instaluara në udhëkryqet e Shkupit regjistrojnë automatikisht shkeljet e trafikut duke filluar nga 1 dhjetori. Ishte planifikuar që gjobat të fillojnë të zbatohen nga 1 janar 2026, mirëpo kjo është shtyrë për në 1 shkurt 2026. Synimi është që deri në vitin 2030 të zvogëlohet dhe të përgjysmohet numri i aksidenteve në trafik.