Kryeministri Rama pasnesër do të jetë në Maqedoninë e Veriut, për dy ditë pritet të viziton pesë kryeqytete të rajonit

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka paralajmëruar që të enjten në Maqedoninë e Veriut pritet të jetë për vizitë zyrtare kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, transmeton Portalb.mk.

“Vizita zyrtare e Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të jetë më 6 korrik të vitit 2023 (e enjte), në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku Kryeministri i Shqipërisë Rama do të pritet me nderimet më të larta shtetërore”, njoftojnë nga Qeveria e RMV-së, duke shtuar që Rama do të pritet nga kryeministri vendas, Dimitar Kovaçevski.

Raportohet që më 6 korrik ai do të fillon vizitat në Shkup, për të vazhduar pastaj vizitën në Kosovë me kryeministrin Albin Kurti. Më 7 korrik vargun e vizitave pritet ta vazhdon me udhëheqësen boshnjake, Borjana Kriston, për të vazhduan në Mal të Zi me Dritan Abazoviçin, ndërsa vizitat pritet t’i mbyll në Serbi me presidentin Aleksandar Vuçiq.

Vizita e tij vjen pasi javën e kaluar deklarativisht e shpalli të mbyllur nismën Ballkani i Hapur, nismë ku morën pjesë vetëm Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Shqipëria.