Delegacioni i BE-së në RMV shpalli thirrje publike për anëtarë të Bordit Rinor Këshillimor

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut ka shpallur thirrje publike për aplikime për Bordin Rinor Këshillimor (YAB) të sapokrijuar – një organ konsultativ i përbërë nga 15 të rinj të interesuar të kenë një ndikim të drejtpërdrejtë në projektet dhe iniciativat e mbështetura nga BE-ja, transmeton Portalb.mk.

Siç u tha, thirrja zhvillohet paralelisht me thirrje të ngjashme të nisura nga Delegacionet e BE-së në të gjithë botën.

YAB do t’u mundësojë të rinjve në Maqedoninë e Veriut të kontribuojnë në punën e Delegacionit të Bashkimit Evropian në fushat që lidhen me të rinjtë. Bordi do të bashkëpunojë drejtpërdrejt me grupe të ndryshme pune të BE-së, si dhe do të marrë pjesë në aktivitete, projekte dhe iniciativa të shumta.

Përveç kësaj, anëtarët e YAB do të kenë mundësinë të krijojnë rrjete dhe të bashkëpunojnë me kolegët e tyre nga Bordet e tjera Rinore Këshillimore në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë. Anëtarët e YAB do të marrin gjithashtu mundësi trajnimi në fusha relevante për të rinjtë, të tilla si media dhe komunikimi, të folurit në publik, përgatitja dhe menaxhimi i projekteve dhe tema të tjera relevante