Degradimi vlerave të qytetrimit 

Shkruan: Nexhat Bexheti 

Poqese i shqyrtojmë rrënjët e thella të prapambetjes sonë konstante në rrjedhat e progresit universal, atëherë sipas postulateve të social-psikologjisë del se janë botëkuptimet dhe veprimet antisociale ata që na kanë katandisur në zgafellen e mjerimit social me gjithë reperkusionet negative në statusin tonë kombëtar. 

Kjo para se gjithash mund lehtë të shihet dhe përjetohet nëpër situatat e ndryshme sociale në të cilat manifestohet një raport denigrues interpersonal me prapavijë keqdashëse, ku urrejtja dhe diskualifikimi i të tjerëve mbisundon ndjenjën a ngrohtë njerëzore. 

Kësisoji, është krijuar dhe instaluar një rrymë e ftohtë interpersonale nëpër familjet, shkollat, fakultetet dhe mjediset tjera publike, në të cilat sjellja antiqytetare ka zaptuar deri në grykë frymën e mirëkuptimit dhe relacioneve miqësore, ashtu siç është në botën e civilizuar. 

Për më tepër në ambientet autoktone shqiptare kundërmon trahoma e rëndë bizantine, në të cilat emërues i përbashkët është korrupsioni, diskriminimi, dhe ndjenja e hakmarrjes në vend të vlerave të mirëfillta qytetare; siç janë kultura okcidentale ,shteti demokratik dhe shoqëria e individëve të barabartë para ligjit. 

Pra, përderisa ne të tjerët i venerojmë dhe trajtojmë përmes okularit të interesave personale, duke ngjeshur trastën e pafund të orekseve egoiste, gjendja e jonë sociale nuk do të përmirësohet, përkundrazi, ajo dita ditës do të përkeqësohet duke na u përsëritur me një intensitet edhe më tmerrues tragjeditë kombëtare, vrasjet për arsye banale, por si tragjedi kombëtare ndodh vrasja e vajzave. 

 Sidoqoftë, nuk është ende vonë të revidojmë kodeksin e pikëpamjeve dhe performancave disociale në funksion të ngritjes së nivelit të zhvillimit të përgjithshëm shoqëror, nga përkushtimi më i denjë i institucioneve me program edukativo kulturor qeveria të ndajë mjete shtesë për shoqatat kulturore, sidomos me përmirësimin e programeve shkollore të cilat janë bë demode sepse janë vjetruar nuk i ndjekin ndryshimet e kohës. Me këto sugjerime me siguri do të hapeshin gjerë e gjatë shtigjet drejt vendeve të zhvilluara perëndimore. 

   Apokaliptike janë sjelljet të cilat lehtë i hasim në rrugë apo në evenimentet tjera ku grumbullohen të rinjtë duke komunikuar me fjalor denigrues ku çdo e dyta fjalë është fyerje, sharje, fjalor i cili nuk i përket kulturës sonë tradicionale, kjo antivlerë ndoshta reflektohet nga mungesa e afërsisë së prindërve me fëmijët, sepse prindët e kohës demokratike janë të përkushtuar nga komercializimi i jetës, e kanë shitur edhe kulturën bazike familjare, komercializmi e përmbysën familjaren.  

E njohur është se prindërit nuk e dinë se ku rinë fëmijët e tyre në orët e vona, e keqja është se edhe nuk kërkojnë nga fëmijët llogari për vonesat e pasmesnatës. 

Kultura qytetare duhet të kuptohet si rregullator dhe atribut i mirësjelljes njerëzore në netvorkun social, parasheh që të respektohen kodekset e qytetërimit botëror, por sidomos edhe kultura tradicionale Shqiptare. 

Kërkohet mobilizim familjar dhe i institucioneve edukatiovo-arsimore.