Vrasja e grave është nëpërkëmbje e traditave kombëtare

Shkruan: Nexhat Bexheti

Para se të japë vlerësimin tim kritik socio psikologjik mbi vrasjen e femrave (grave), më lejoni të shpalos një uverturë mbi vendin dhe rolin e femrës në etnopsikologjine shqiptare.

Femra gjatë gjithë historisë dhe traditës së popullit shqiptar ka pasur dhe vazhdon të mbaj epitetin e subjektit kryesor dhe të shenjtë në familjen dhe shoqërinë shqiptare. Ajo konsiderohet dhe trajtohet në vazhdimësi si krijesë shumë e pastër psiqikisht dhe me virtyte të një krijese hyjnore, e paprekur nga dora e mashkullit.

Gjersa burrat gjenden në kurbet, gruaja e mbron gjenezën e farefisit dhe të familjes, ajo i ngritë fëmijët duke shkelur dhe ecur mbi traumat që i sjell koha e mungesës së burrit qofshin nga mungesa materiale dhe fizike. Me kacavirjen e thonjve e mbron nderin e burrit.

Figura dhe morali i saj çdo here dhe në çdo subkulturë te popullit emblematik shqiptar ka qëndruar mbi të gjitha vlerat e tjera shoqërore dhe për nëpërkëmbjen ose shkeljen e tyre janë marrë dhe aplikuar masa drastike dhe të ashpra nga gjyqi i Kanunit apo akteve të tjera ndëshkuese shoqërore dhe juridike. Studimet e panumërta këtë verdikt pa pardon e kanë konstatuar shumë etnopsikolog dhe antropolod shqiptar dhe botëror.

Mirëpo ,fillimisht gjatë pushtetit despotik të pushtetë-mbajtësve të tranzicionit famëkeq demokratik, në trojet etnike shqiptare, integritetit dhe respekti ndaj gruas shqiptare, sa vine po bëhet me shqetësues, më mizor dhe më shtazarak,n ga pizevengët e rreshtuar si qeramide të kalbura pranë shoqërisë Shqiptare gjithandej.

Personaliteti i saj po denigrohet dhe poshtërohet vazhdimisht, kurse çiltëria dhe dinjiteti i saj po ndrydhet pa përjashtim qoftë nga bashkëshorti, nga familjarët, nga postafaristët.

Dorasit e femrave kërkohet që ata të marrin dënime të dyfishta, sipas kodit penal i cili është i shkruar decit dhe i kuptueshëm, sepse traditat kombëtare nuk janë të kohës së re, ata vlerësohen si gen kombtar, dhe identifikues i kombit si veçantësi nga kombet tjera. Ne duhet të jemi obligues moral dhe vazhdues i mbrojtjes së kulturës tradicionale.

Edukata familjare ka dështuar në këtë aspekt, prandaj detyrimisht prindërit të mos humben në hapësirën komerciale, e harrojnë edukimin familjar gjoja se nuk kanë kohë, sepse jeta nuk ka çmim komercial. Mundet të jemi viktimë e radhës papritur.