Degjenerimi i moralit politik në Ballkan

Shkruan: Nexhat Bexheti

Morali si rregullator dhe atribut i mirësjelljes njerëzore në netvorkun social, parasheh që të respektohet personaliteti i çdo individi, me gjithë fërkimet dhe ambiciet impulsive, që përcjellin aktivitetin e përditshëm të çdo njeriu apo grupacioni të caktuar njerëzor.

Meqë parimet e sjelljes pro-sociale janë zvetënuar deri në dimensione antisociale, që nga fillimi i tranzicionit demokratik e deri më sot, duhet potencuar se është dora vet keqpërdorimi dhe papërgjegjësia e lidershipit shoqëror dhe shtetëror që ka paraprirë, mbështetur dhe sponsorizuar këtë mizori ubikvitare sociale. Kur pseudafaristët gjejnë mbështetje tek pushteti, shfrenohen duke i kapërdi normat elementare afariste kundrejt konkurrencës dhe e ulin normativin minimal për të ushtruar veprimtari afariste në rethink ku kanë influence dhe mbështetje politike. Në këtë drejtim ambienti shoqëror ka pësuar,duke rënë në vorbullën suicidale, ngase vlerat janë bërë antivlerë, dituria pengesë, ndershmëria naivitet dhe mirësjellja çmenduri.

Komparacioni i fundit është ai ogurzi që gjithë këtë socio-gramë mortore e nxit dhe e përforcon deri në parametrat apokaliptike. Ndaj edhe pikënisja e zbërthimit të këtij lëmshi shfarosës duhet të jetë refundimi adekuat dhe profesional i sistemit politik.Pa instalimin dhe zbatimin e një programi funksional edukativ dhe arsimor nëpër shkollat dhe universitetet tona gjithandej, të gjitha përpjekjet politike dhe juridike,e dhe me ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtar, do të kenë efektin simbolik transitor dhe formal.

Masat dhe ndërhyrjet esenciale në edukimin, kultivimin dhe ndërtimin e një personaliteti me kredibilitet të ndërgjegjshëm, do të sajohet një platformë fondamentale, që kësaj shoqërie të shkallmosur nga korrupsioni, papërgjegjësia dhe diskriminimi i siguron një ardhmëri shpresëdhënëse, e cila do paraqesë bazamentin e një shoqërie për të gjithë e barabartë, si për qytetarin dhe politikanin.