Danimarka refuzoi çdo transferim të sovranitetit të Grenlandës te Amerika
Danimarka ka hedhur poshtë çdo marrëveshje apo bisedime për transferimin e sovranitetit të Grenlandës te Shtetet e Bashkuara, raporton Portalb.mk.
Pas një mbledhjeje të Komitetit të Politikës së Jashtme, kryeministri danez Lars Lokke Rasmussen tha se Danimarka i mirëpret deklaratat e presidentit amerikan Donald Trump në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, ku ky i fundit përjashtoi përdorimin e forcës ushtarake ndaj Grenlandës
“Është pozitive që tha se nuk do të përdoret forcë ushtarake. Por kjo nuk e mbyll çështjen”, tha Rasmussen në TV2 të Danimarkës.
Sipas tij, fjalimi i Trumpit në Davos tregoi se ambicia për të marrë kontrollin mbi Grenlandën mbetet ende.
Trump në Davos deklaroi se Uashingtoni duhet të hapë negociata për blerjen e Grenlandës.
Ai tha se vetëm SHBA-ja ka kapacitetin për ta mbrojtur dhe zhvilluar këtë territor strategjik të Arktikut.
Megjithatë, Trump theksoi se nuk do të përdorë forcë për ta marrë territorin autonom të Danimarkës.
“Nuk më duhet të përdor forcë. Nuk dua të përdor forcë. Nuk do të përdor forcë”, tha Trump.