Çmimet Oscar do të transmetohen në YouTube nga viti 2029

Ceremonia e ndarjes së çmimeve Oskar do të emetohet në Youtube nga viti 2029, njoftoi Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit. ABC do të vazhdojë ta transmetojë ngjarjen deri në vitin 2028, kur do të ndahen 100 çmimet Oskar, transmeton Portalb.mk.

Por duke filluar nga viti 2029, YouTube do të ketë të drejta globale për të transmetuar Çmimet Oscar deri në vitin 2033, duke përfshirë njoftimet dhe nominimet në tapetin e kuq.

“Jemi të emocionuar që hyjmë në një partneritet global me YouTube, i cili do të jetë shtëpia e ardhshme e çmimeve Oscar dhe programeve gjatë gjithë vitit të Akademisë. Ne jemi një organizatë globale dhe ky partneritet do të na lejojë të zgjerojmë shtrirjen tonë në audiencën më të madhe të mundshme globale”, thanë drejtori ekzekutiv i Akademisë, Bill Kramer, dhe presidentja Lynette Howell Taylor.

YouTube aktualisht ka rreth dy miliardë shikues dhe çmimet Oscar do të transmetohen falas.

ABC ka qenë prezantuese e çmimeve Oscar për pothuajse të gjithë historinë e saj, duke fituar të drejtat për to në vitin 1961. Me përjashtim të periudhës nga viti 1971 deri në vitin 1975, kur NBC përsëri e bëri transmetimin, çmimet Oscar janë transmetuar gjithmonë në ABC.