Çmime të reja të derivateve në RMV, vendimi hyn në fuqi në mesnatë

Çmimet me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten për 3 denarë, ndërsa çmimi i EURODIZELIT (D-E V) rritet për 4,5 denarë, ka vendosur Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE), transmeton Portalb.mk.

“Çmimi me pakicë i vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) rritet për 5 denarë, ndërsa çmimi i mazutit rritet për 2,726 denarë për kilogram dhe tani do të jetë 48 denarë për kilogram. Me ndryshimet e reja, EUROSUPER BS-95 do të kushtojë 93 denarë për litër, EUROSUPER BS-98 95 denarë për litër, një litër dizel do të kushtojë 98,5 denarë, ndërsa një litër vaj ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) do të kushtojë 98 denarë”, thuhet në njoftimin e KRRE-së.