Burg për profesorët Shuklev dhe Ristevski, kërkonin para dhe seks për nota: aktgjykimi i dytë për “Erasmus”

Të akuzuarit profesorët Bobek Shuklev dhe Sllave Ristevski nga Fakulteti Ekonomik u dënuan me 4 vjet e gjysmë dhe 4 vjet burg pasi u kërkonin para dhe seks studenteve për nota, ndërsa demonstruesi Dragan Denkovski u dënua me dënime me kusht prej 2 vitesh nëse në 5 vitet e ardhshme nuk e pësërit veprën, pasi ndërmjetësonte mes studenteve dhe pedagogëve, transmeton Portalb.mk.

Këtë aktgjykim e ka sjellë gjyqtarja Fanka Jançuleva Mihailoska në gjykimin e dytë të rastit “Erasmus”, pasi në qershor të vitit 2021, rasti ra në Apel, kur u vërtetua vetëm aktgjykimi lirues i profesorit Stojan Debarliev. Si profesorëve, ashtu edhe demonstruesit u është ndaluar ushtrimi i veprimtarisë për periudhë prej 5 vitesh, ndërsa në dënimin e tyre do të përfshihet edhe koha e kaluar në burg.

“Të pandehurit Bobek Shuklev, Dragi Janev, Sllave Ristevski dhe Dragan Denkovski janë fajtorë pasi i pandehuri Shuklev gjatë vitit 2016 ka kërkuar nga një studente 1000 euro për të dhënë 2 provime, edhe pse studentja nuk ka treguar njohuri në provim, kurse në lëndën tjetër nuk e ka regjistruar dhe as nuk e ka kaluar. Ai i kërkoi një studenteje seks, të vinte në 3.6 në 7 të mëngjesit, kur nuk kishte njeri në universitet, ose studentja të mendonte nëse do në makinë apo në një apartament. Ai i tha se do të ndihmonte me gjithsej 6 lëndë. Ai kërkoi edhe shërbime seksi dhe 700 euro në indeks. Për profesor Dragi Janev ka kërkuar të sjellë para. Profesor Sllave Risteski mori 1000 euro nga 2 studentë dhe u dha notën 6 edhe pse fletët e provimit i dhanë bosh. Pasi dëshmitari Dejan Trajkoviq mori dy indekset me nga 500 euro, kërkoi edhe formularët e aplikimit bosh për provim. Gjatë vitit 2015 dhe 2016, i akuzuari Dragan Denkovski ka ndihmuar profesorët”, tha gjyqtarja Jançuleva Mihailovska duke lexuar aktgjykimin.

Dënimi me burg për Bobek Shuklev është 4 vjet e gjysmë për veprën penale “marrja e ryshfetit”, ndërsa Sllave Ristevski për dy veprar “pranim ryshfeti”, u dënua me nga 2 vjet e gjysmë ose së bashku 4 vite burg. Demonstruesi Dragan Denkovski, nga ana tjetër, është dënuar me kusht për kryerjen e tri veprave penale “dhënie ryshfeti”. Ndërsa profesori Dragi Janev, i cili gjithashtu u shpall fajtor nga gjykata, ndërroi jetë derisa po vazhdonte procedura.

Tre profesorët Bobek Shuklev, Dragi Janev, Sllave Ristevski dhe demonstruesi Dragan Denkovski u ndoqën penalisht për marrje ryshfeti nga studentët për shënimin e notave kaluese. Me rastin e shqiptimit të dënimit, për profesorët Shuklev dhe Janev, gjyqtari po ashtu tha se është vërtetuar se ka kërkuar edhe shërbime seksuale nga studentet.

I pandehuri i parë, Shuklev, në aktgjykimin e marsit 2020 është dënuar me dy vjet burg për marrje ryshfeti. Profesorët Dragi Janev dhe Sllave Ristevski, nga ana tjetër, u dënuan me dy vjet e gjashtë muaj burg, ndërsa me kusht u dënua vetëm demonstruesi Dragan Denkovski, i akuzuar si ndërmjetës në mes studentëve dhe profesorëve.

Përndryshe, më 6 qershor të vitit 2019, me urdhër të Prokurorisë, policia e realizoi aksionin policor nën emrin e koduar “Erazmus”, që sipas njoftimit fillestar të Prokurorisë, pas bashkëpunimit disamujor operativ me të dhënat, ka mbledhur dëshmi të deri në shkallën për bazë të dyshimit për kryerjen e veprës penale të natyrës së korrupsionit, ku janë dëmtuar studentët e Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi – Shkup”.