Rasti “Erazmus”, ngritet aktakuzë për 6 profesorë të Fakultetit Ekonomik të UKM-së

Deri te Gjykata Themelore Shkupi 1, janë dorëzuar aktakuza kundër gjashtë personave në lëndën “Erazmus”, informojnë nga Prokuroria Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, njofton Portalb.

“Prokuroria të akuzuarit i ngarkon në bazë të dëshmive që konstatojnë bazë dyshimi në disa raste në periudhë të gjatë kohorë, në lidhje me vitin 2015 dhe 2016, si persona të punësuar në Fakultetin Ekonomik të Universitetit “Shën Kiril dhe Medoti” (UKM), duke i shfrytëzuar detyrat e tyre zyrtare kanë kryer vepra penale. Të dyshuarit B.Sh. dhe S.R. ngarkohen për kryerjen e veprës penale – marrje ryshfet nga neni 357, paragrafi 1 dhe fitimin e dhuratave për ndikim antiligjor nga neni 359, paragrafi 2 nga Kodi Penal. Të akuzuarit L.J. dhe S.D. ngarkohen për kryerjen e veprës penale – keqpërdorim të autorizimit dhe detyrës zyrtare nga neni 353, paragrafi 1 nga Kodi Penal. I dyshuari D.D. akuzohet për tre vepra penale – dhënie ryshfet”, thuhet në kumtesë.

Prokuroria Themelore e Shkupit gjithashtu njoftoi se e ka ndaluar procedurën hetimore për, kryetarin e Akademisë së Shkencave  dhe Arteve të Maqedonisë, profesorin Taki Fiti, pasi që, sipas Prokurorisë, nuk ka pasur dëshmi të konstatuara për kryerjen e veprës penale, transmeton Portalb.

Përndryshe, më 6 qershor të këtij viti, me urdhër të Prokurorisë, policia e realizoi aksionin policor nën emrin e koduar “Erazmus”, që sipas njoftimit fillestar të Prokurorisë, pas bashkëpunimit disamujor operativ me të dhënat, ka mbledhur dëshmi të deri në shkallën për bazë të dyshimit për kryerjen e veprës penale të natyrës së korrupsionit, ku janë dëmtuar studentët e Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi – Shkup”.

“Personat janë të dyshuar për kryerjen e më shumë veprave penale për të cilat do të vendoset gjatë hetimit. Përveç marrje para, ekziston shkallë e bazës së dyshimit se një pjesë e profesorëve kanë kërkuar edhe kryerjen e shërbimeve seksuale për kalimin e provimit. Gjatë ndërmarrjes së veprimeve për mbledhjen e dëshmive, pas dhënies së urdhrit për bastisje, njëri nga profesorët është kapur në flagrancë duke kryer vepër penale – marrje ryshfet prej 1.000 eurove, përderisa për të tjerët janë siguruar dëshmi për periudhën e kaluar”, u tha në njoftimin fillestar të Prokurorisë Themelore për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. /Portalb

LEXO: Prokuroria Themelore: Profesorët kanë marrë ryshfet dhe kanë kërkuar shërbime seksuale për nota

LEXO: “Erazmus”, katër profesor pezullohen nga puna

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button