Prokuroria Themelore: Profesorët kanë marrë mito dhe kanë kërkuar shërbime seksuale për nota

“Prokuro Themelore për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, pas bashkëpunimit disamujor operativ me të dhënat, ka mbledhur dëshmi të deri në shkallën për bazë të dyshimit për kryerjen e veprës penale të natyrës së korrupsionit, ku janë dëmtuar studentët e Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi – Shkup”. Të dyshuar janë tjetër persona, nga të cilët gjashtë janë profesorë universitar, një demonstrator dhe një drejtues i bufesë në kompleksin universitar”, thuhet në kumtesën e Prokurorisë Themelore, në lidhje me aksionin e djeshëm policor me emrin e koduar “Erazmus”, në Fakultetin Ekonomik në Shkup, njofton Portalb.

“Personat janë të dyshuar për kryerjen e më shumë veprave penale për të cilat do të vendoset gjatë hetimit. Përveç marrje para, ekziston shkallë e bazës së dyshimit se një pjesë e profesorëve kanë kërkuar edhe kryerjen e shërbimeve seksuale për kalimin e provimit. Gjatë ditës së djeshme, gjatë ndërmarrjes së veprimeve për mbledhjen e dëshmive, pas dhënies së urdhrit për bastisje, njërit nga profesorët është kapur në flagrancë duke kryer vepër penale – marrje mito prej 1.000 eurove, përderisa për të tjerët janë siguruar dëshmi për periudhën e kaluar. Për momentin lënda është në procedurë paraprake”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button