“Erazmus”, katër profesor pezullohen nga puna

Gjykata penale e Shkupit vendosi që katër profesorëve të universitetit Shën Kirili dhe Metodi t’ua ndalojë kryerjen e obligimeve të tyre të punës. Vendimi i këtillë vjen me kërkesë të prokurorisë për krim të organizuar, e cila i ngarkon profesorët për keqpërdorime në rastin e njohur në opinion si “Erazmus”. Ndalesa e këtillë, në aspektin teorik mund të vlejë deri sa të hyjë në fuqi aktgjykimi. Fillimisht, prokuroria kërkonte t’u ndalohet puna gjithsej 6 profesorëve, por në moment të fundit kanë vendosur ta tërheqin kërkesën për dy të dyshuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button