Bie prodhimi industrial në Maqedoninë e Veriut
Në Maqedoninë e Veriut u regjistrua rënie e prodhimit industrial në muajin janar për 6.6 përqind, krahasuar me janarin e vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.
“Sipas grupeve kryesore industriale, prodhimi në muajin janar të vitit 2026, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak, shënon rënie tek Produktet intermediare përveç energjisë për 4.2%, Produktet kapitale për 5.2%, dhe Prodhime të qëndrueshme për konsum të gjerë për 10.5% dhe Prodhime jo të qëndrueshme për konsum të gjerë për 11.9%, derisa rritje vërehet te Energjia për 2.5%.”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.
Në repartin për përpunimin e drurit ka pasur rritje për 31.2 përqind, ndërsa rënie më e madhe u regjistrua te prodhimi i pajisjeve të tjera për transport 28.7 përqind.