Besa Lleshi në OpenMic: Sharjet dhe ofendimet kanë qenë të pranishme pothuajse në çdo ndeshje
Në episodin e 30 dhe të fundit të serisë së podkastit OpenMic në Portalb.mk biseduam me sportisten dhe mësimdhënësen Besa Lleshi.
Besa gjatë jetës së saj është marrë me shumë sporte të ndryshme, ndërsa sot është edhe mësimdhënëse, trajnere dhe pronare e një palestre në Strugë.
Me atë biseduam për të gjitha këto dhe shumë të tjera.
“Kam edhe një klub të notit, mund të them që është klubi i parë shqiptar që ekziston në qytetin e Strugës edhe pse është pak e çuditshme të them se është klubi i parë shqiptar për të vetmen arsye që Struga shquhet si pjesë e turizmit, liqenit, por asnjëherë më herët nuk ka pasur një klub shqiptar për pjesën e notit për të ushtruar fëmijët, kështu që e mora iniciativën”, tha Besa Lleshi.
Ajo foli edhe për pjesën e arbitrimit, futbollin dhe sfidat e sporteve.
Besa në OpenMic paralajmëroi se është në përfundim të librit për dieta natyrale, shtim dhe humbje peshe.
Për më tepër ndiqeni episodin e plotë.