Bërnabiq: Ka një përpjekje nga shërbime të huaja për ta destabilizuar Serbinë
Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, tha sot se ka një përpjekje të drejtpërdrejtë nga shërbimet e huaja për të destabilizuar Serbinë, raporton Kallxo.
Siç njofton agjencia serbe e lajmeve Tanjug, në fjalimin e saj në Kuvendin e Serbisë ku po diskutohet për situatën e sigurisë, Bërnabiq tha se nuk do të ketë ndryshim të Qeverisë serbe pa zgjedhje.
“Unë u them qytetarëve të Serbisë që të mos besojnë në gënjeshtra, dezinformata dhe përpjekje për të krijuar kaos në Serbi nga shërbimet e huaja. E gjitha që po ndodh po ndodh drejtpërdrejt nga shërbimet e huaja, gjithçka që po ndodh është destabilizimi i drejtpërdrejtë i Serbisë” – tha ajo.
Ana Bërnabiq akuzoi shërbimet e huaja se po duan t’ia thyejnë shtyllën kurrizore Serbisë.