Bastisje në Tetovë, u gjetën drogë dhe armë, tre persona janë arrestuar

Më 09.06.2025 në orën 17.10 në Tetovë, zyrtarët e policisë nga Sektori i Punëve të Brendshme të Tetovës arrestuan I.R. (36), A.R. (37) dhe M.R. (61), të gjithë nga Tetova, njofton MPB, transmeton Portalb.mk.

Gjatë një bastisjeje në shtëpinë e tyre, të kryer me urdhër gjykate, u gjetën dhe u sekuestruan një pistoletë kalibri 9 mm, një karikator me 15 fishekë kalibri 9 mm, dy karikatorë bosh, 100 fishekë kalibri 9 mm, disa pako me substancë pluhur të bardhë, tableta, një telefon celular dhe sende të tjera të dyshuara se kanë origjinë nga një vepër penale.

Personat u ndaluan në një stacion policor dhe prokurori publik u njoftua për ngjarjen, dhe pas dokumentimit të plotë të saj, kundër tyre do të ngrihen akuza përkatëse.