Bastisje në Shuto Orizarë të Shkupit, tre të arrestuar

Sot (30.11.2023), zyrtarët policorë të Njësisë për Trafikim ilegale të Drogave në SPB Shkup kanë privuar nga liria E.J.(45), A.B.(21) dhe F.B.(26), të gjithë nga Shkupi, transmeton Portalb.mk.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e E.J. në zonën e Shuto Orizarit, i kryer me vendim gjykate, në të cilin ndodheshin A.B. dhe F.B., u gjet marijuanë, lëndë pluhuri e bardhë, një peshore digjitale me mbetje marihuane, një grimcues me mbetje marihuane dhe para në monedha dhe prerje të ndryshme, u gjetën dhe u konfiskuan.

Personat janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, në koordinim me prokurorin publik, ndaj tyre do të ngrihet kallëzim penal përkatës.