Bashkëthemeluesi i “Alibaba” në Tiranë

Një nga njerëzit më të pasur të Kinës, bashkëthemeluesi i “Alibaba Group”, Jack Ma ka mbërritur në Tiranë për të qëndruar disa ditë, raporton Klan. Jack Ma, krahas vizitave të shumta në kryeqytetin shqiptar, ka zgjedhur “Padam Boutique Hotel & Restaurant” për të drekuar me stafin e ambasadës kineze dhe miqtë e tij.

Arsyeja e vizitës së personit të katërt më të pasur të Kinës mbetet e panjohur, për biznes apo për turizëm.

Bashkëthemeluesi i “Alibaba Group”, një nga kompanive më të mëdha të shitjeve online në të gjithë botën, Jack Ma është një manjat biznesi, investitor dhe filantropist kinez. Ai është gjithashtu bashkëthemelues i “Yunfeng Capital”, një firmë kineze e kapitalit privat. Ma konsiderohet personi i katërt më i pasur në Kinë (pas Zhong Shanshan, Zhang Yiming dhe Ma Huateng) me një pasuri me vlerë neto prej 34,5 miliardë Dollarësh.

Që nga viti 1999, Ma shërbeu si kryetar ekzekutiv i “Alibaba Group”, e cila është dhe në ditët e sotme një nga kompanitë më të spikatura të teknologjisë së lartë në Kinë në dy dekada që nga fillimi i tij, me mbi nëntë degë kryesore: Alibaba.com, Taobao Marketplace, Tmall, eTao, Alibaba Cloud Computing, Juhuasuan, 1688.com, AliExpress.com dhe Alipay.

Gjithashtu, Jack Ma është themeluesi i Fondacionit Jack Ma, një organizatë filantropike e fokusuar në përmirësimin e arsimit, mjedisit dhe shëndetit publik. Në vitin 2019, “Forbes” e emëroi Ma në listën e saj të “Heronjve të Filantropisë së Azisë 2019” dhe i dha atij çmimin “Malcolm S. Forbes” për arritjet e jetës për punën e tij në mbështetjen e komuniteteve të paprivilegjuara në Kinë, Afrikë, Australi dhe Lindjen e Mesme.

Në vitin 2020, në përgjigje të pandemisë COVID-19, Fondacioni Alibaba dhe Fondacioni Jack Ma nisën iniciativa të ndryshme, disa prej të cilave përfshinin dhurimin e furnizimeve mjekësore për Shtetet e Bashkuara, si dhe vende të ndryshme në Azi, Afrikë dhe Evropë.