Pesë shtetet që sollën më së shumti turistë në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e veriut në periudhën prej janarit deri në maj ka regjistruar 302 758 turistë, apo 29.4 përqind më shumë se periudha e njëjtë e vitit të kaluar. Në këtë shifër bëjnë pjesë 204 356 turistë të huaj, transmeton Portalb.mk.

Vetëm në muajin maj në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar gjithsej 100 977 turistë, që kanë kaluar gjithsej 199 984 net. Këtë muaj erdhën 71 259 turistë të huaj, që paraqet një rritje për 45.5 % në krahasim me majin e kaluar.

Turqia në muajin maj solli në Maqedoninë e Veriut 16 412 turistë, Serbia 8 643, Gjermania 4 042 turistë, Kroacia 4 004 dhe SHBA 2 839.

Nga 71 mijë turistë të huaj, 31 mijë janë vendosur në Shkup, ndërsa 27 368 në vendet me liqen. Më së shumti turistë të huaj janë vendosur në hotele me katër yje (31 797 turistë), ndërsa në hotel me pesë yje janë vendosur 21 442 turistë.