Bajram Rexhepi: Tetovarë, mos e shitni veten për një grusht parash, Bilall Kasami: gjeta Tetovën në gjendje katrahure, tani ndryshon rrënjësisht
Fushata në Tetovë po shkon duke u zhvilluar duke drejtuar akuza të ndërsjella mes dy kundërkandidatëve për kryetar të Tetovës, transmeton TV 21.
Bajram Rexhepi nga Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) theksoi se po bëhet shantazh ndaj votuesve tetovarë dhe u kërkon banorëve të mos shesin votën.
Nga ana tjetër, Bilall Kasami nga VLEN ka deklaruar se e gjeti “Tetovën në një katrahurë të vërtetë dhe se me të në krye të Tetovës, është vendosur rend”.