Autobusët e NTP-së gjatë festave do të qarkullojnë sipas orarit javor

Në ditën e fundit të vitit aktual dhe ditën e parë të vitit të ri – 31 dhjetor dhe 1 janar – autobusët e NTP Shkup do të qarkullojnë me orarin javor. Autobusët e parë më 1 janar do të jenë më vonë se zakonisht, ndërsa të tjerët sipas orarit, transmeton Portalb.mk.

“Nga e marta, 2 janar, transporti publik do të vazhdojë të funksionojë normalisht, pra sipas një orari të reduktuar dimëror, i cili do të jetë i vlefshëm deri në përfundimin e pushimeve dimërore të shkollës”, njofton NTP.

Biletaritë dhe qendrat e personalizimit do të mbyllen më 31 dhjetor dhe 1 janar dhe do të rifillojnë orët normale të punës nga 2 janari. Teleferiku do të ketë orar normal pune nga ora 10 deri në 17 më 31 dhjetor dhe nga ora 11 deri në orën 17 më 1 janar.

Orarin e lidhjeve të para të të gjitha linjave, urban dhe ndërurban, në datën 1 janar, shihni këtu.